Panorama Sport (Albania)

Surprizë te Luftëtari, tamponë për 13 lojtarë

Flet shefi i epidemiolo­gjisë, Arenc Brahimi: Përgjigjet dalin sot, ja pse vendosëm t'i kryejmë testimet

- TOMOR SHEHU

Te Luftëtari, pandemia e “COVID-19” për fat të mirë s’ka prekur asnjë lojtar vendës apo jabanxhi. Gjithsesi, drejtuesit e Luftëtarit nuk janë mjaftuar apriori, teksa pas ditëve të gjata të karantinës para seancës stërvitore të orës 17:00 futbollist­ët kryen tamponët për koronaviru­s. Pa dyshim që kjo praktikë...

Te Luftëtari, pan demia e "COVID19" për fat të mirë s'ka prekur asnjë lojtar vendës apo jabanxhi. Gjithsesi, drejtuesit e Luftëtarit nuk janë mjaftuar apriori, teksa pas ditëve të gjata të karantinës para seancës stërvitore të orës 17:00 futbollist­ët kryen tamponët për koronaviru­s. Pa dyshim që kjo praktikë është risi në futbollin shqiptar, sepse asnjë skuadër tjetër nuk e ka rinisur punën duke zbatuar këtë protokoll, pasi dihet se ky lloj testimi ka koston e tij financiare. Nisur nga fakti se një pjesë e bluzinjve vijnë nga zonat e kuqe, drejtuesit e shëndetit publik në Gjirokastë­r, nëpërmjet shefit të epidemiolo­gjisë kaluan në "sitë" të gjithë lojtarët e pranishëm para seancës së parë zyrtare të pasdites së djeshme. Lidhur me masat dhe rregullat e domosdoshm­e që duhen ndjekur para se futbolli të flasë në fushë, "Panorama Sport" i mori një prononcim Arenc Brahimit, shefit të shërbimit të epidemiolo­gjisë së Gjirokastr­ës. "Jeni vetë prezent dhe patë që u morën mostrat për të gjithë futbollist­ët dhe nesër (sot) pritet të dalin përgjigjet. Parë në këndvështr­imin tonë, të gjithë futbollist­ët gëzonin shëndet të mirë, por gjithsesi duke qenë se një pjesë e lojtarëve vijnë nga zonat e kuqe, kryerja e analizave u bë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe bashkëpuni­mit të ngushtë me klubin e Luftëtarit. Falënderoj drejtuesit e klubit duke filluar nga trajneri Neritan Novi, për gjuhën e mirëkuptim­it, pasi këtu bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe jo për futboll të luajtur në fushë. Me këtë rast, përmes gazetës 'Panorama Sport' dëshiroj të bëj me dije se nëse zbatohen të gjitha masat dhe procedurat shëndetëso­re, gjithçka do të shkojë mirë", u shpreh Brahimi. Mostrat e tamponëve i mori infermieri Fatjon Sherifi, ndërsa në krye të detyres ishin edhe pjestarët e stafit mjekësor të ekipit, Vladimir Bakalli dhe Juxhin Korbeci.

STËRVITJA- Menjëherë pas përfundimi­t të testeve mjekësore, marrjes së tamponëve, bluzinjtë nën urdhrat e dyshes Novi-Bistri nuk humbën kohë, teksa pas ushtrimeve të lehta me karakter aerobik nisën lojën me nga tri grupe lojtarësh, për të vijuar më tej me lojën e ndarë mes dy formacione­ve. Në këtë seancë të parë binin në sy mungesat e katër futbollist­ëve. Fjala është për portierin Avernold Qyrani, Enes Isufi dhe dy të tjerët me banim në Greqi, Donald Açka dhe Andon Karabina. Të pranishëm në seancën e parë zyrtare pas ndërprerje­s së kampionati­t ishin edhe drejtori sportiv Artur Dadaj, si dhe drejtori teknik, Vangjel Çavo. Nga burime pranë klubit mësohet se shkodrani Enes Isufi nuk e ka kaluar akoma dëmtimin e pësuar gati dy muaj e gjysmë më parë, ndërkohë që portieri Avernold Qyarani për arsye shëndetëso­re mungoi në seancën e djeshme. Sakaq pritet të mësohet se kur do t'i bashkohen grupit Donald Açka dhe Andon Karabina, të cilët mbeten në pritje të hapjes së kufijve tokësore për të udhëtuar nga Greqia në drejtim të Gjirokastr­ës.

 ??  ??
 ??  ?? Sulmuesi Rimal Haxhiu duke u testuar
Sulmuesi Rimal Haxhiu duke u testuar
 ??  ?? Shefi i epidemiolo­gjise së Gjirokastr­ës, Arenc Brahimi
Shefi i epidemiolo­gjise së Gjirokastr­ës, Arenc Brahimi
 ??  ?? Arbër Mehmetllar­i gjatë testimit
Arbër Mehmetllar­i gjatë testimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania