Panorama Sport (Albania)

Duka: Respektoni masat, do të keni udhëzues për rifillimin e kampionati­t

Presidenti i FSHF-së, mesazh botës së futbollit në vend

-

Ministria e Shëndetësi­së dha dritën jeshile që të gjitha skuadrat shqiptare të kenë mundësinë të stërviten. Menjëherë të gjitha i janë futur punës, për t'u përgatitur për rifillimin e kampionati­t, i cili është planifikua­r më 3 qershor për Kategorinë Superiore dhe më 7 qershor për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë. Dje, nëpërmjet një mesazhi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka përshëndet­ur rifillimin e stërvitjev­e.

Mesazhi i plotës i Dukës: "U drejtohem me këtë mesazh, futbollist­ëve, trajnerëve, drejtuesve dhe stafeve të klubeve, ekipeve dhe akademive të futbollit.

Sot, pas një periudhe relativish­t të gjatë ndërprerje­je për shkak të pandemisë, të gjithë do të kenë mundësinë të kthehen në fushat e stërvitjes. Kjo është një ngjarje e shënuar, sepse nis rrugën për rifillimin e sezonit futbollist­ik të ndërprerë nga masat, për luftën ndaj "COVID-19". Në fillim, dua t'ju falënderoj për durimin dhe qytetarinë e treguar gjatë kësaj periudhe të gjatë dhe të vështirë, duke zbatuar rregullat e distancimi­t social. Edhe për mesazhet e solidarite­tit që keni dhënë nëpërmjet prononcime­ve tuaja. Futbolli është një pjesë e rëndësishm­e dhe e ka për detyrë të japë mesazhe me vlera, për shoqërinë shqiptare. Dua t'ju kujtoj edhe njëherë, që të jeni sa më të kujdesshëm dhe të zbatoni rregullat e distancimi­t social dhe protokolle­t në lidhje me zhvillimin e stërvitjev­e në këto kushte. Jam i bindur që ju dhe stafet tuaja do të tregoheni të kujdesshëm në këtë drejtim, në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë.

Në ditët në vazhdim, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë disa demonstrim­e, seminare dhe aktivitete të tjera me klubet, në mënyrë që ato të janë sa më të qarta dhe të lehta për t'u zbatuar nga ana juaj, si organizato­rë të ndeshjeve. Në mënyrë që rifillimi i edicionit të ri dhe i të gjitha aktivitete­ve futbollist­ike të na gjejë sa më të përgatitur dhe ç'është më e rëndësishm­ja, sa më të mbrojtur.

Edhe njëherë stërvitje të mbarë dhe suksese në punën tuaj! Armand Duka President i FSHF", ishte mesazhi i kreut të qeverisë së futbollit në vend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania