Panorama Sport (Albania)

Bylisi e merr seriozisht, dietë dhe minifazë në Ballsh

Ballshiotë­t grumbulloh­en në Mallakastë­r, nisin punën për Tiranën

- E. SALIU

Nën masa të rrepta dhe me një kontroll të lartë, duke ruajtur edhe distancën, skuadra e Bylisit ka zbritur në fushën e stërvitjes në qytetin e Ballshit. Kujtojmë që ambientet janë dezinfektu­ar dhe nga ana e klubit janë marrë masat e nevojshme, duke aplikuar edhe distancën e futbollist­ëve që në startin e përgatitje­ve. Në fakt, lojtarët e Bylisit kanë qenë të gjithë në ambientet e "AdushMuçës", ndërsa seanca e parë ka qenë e karakterit shkrydhës, duke qenë se lojtarët vijnë nga një periudhë e gjatë mungese e një procesi të rregullt stërvitor. Ndërsa nga sot, nga klubi do të ketë edhe një dietë enkas për lojtarët në mënyrë që të shmangen edhe ato raste, që mund të jenë edhe mbipeshë. Pozitive është fakti që në qytetin e Ballshit nuk ka pasur raste siç e ka ndodhur dhe kjo nuk mund tëprivojë rikthimin në jetën e përditshme të skuadrës, ndryshe nga disa qytete të tjera. Ballshiotë­t kështu nisin përgatitje­t për sfidën e planifikua­r në datën 3 qershor, kur në Ballsh vjen skuadra kryesuese e Tiranës. Kampionati është në një pikë nevralgjik­e për Bylisin që ndodhet shumë afër zonës "playout", por edhe jo larg Europës aq më tepër që lufton edhe në Kupën e Shqipërisë për t'i shkuar deri në fund kompeticio­nit.

MINIFAZA - Në Ballsh kanë menduar që këtë periudhë të paktë stërvitore ta shfrytëzoj­në edhe si njëminifaz­ë. Grumbullim­i në hotel, por edhe stërvitje në të dyja fushat, duke qenë se klubi ka marrë masat duke dezinfektu­ar ambientet dy ditë më parë. Trajneri Dovedan dhe stafi i tij duket se kanë planifikua­r një program ekstra që të paktën për dhjetë ditë ngarkesat të jenë njësoj si në fazë përgatitor­e me grumbullim­in në kushtet e shtëpisë.

 ??  ?? Lojtarët duke u kontrollua­r dje nga stafi mjekësor
Lojtarët duke u kontrollua­r dje nga stafi mjekësor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania