Panorama Sport (Albania)

Teuta “ndez motorët”, pa pesë futbollist­ë në seancën e parë

Dy maqedonasi­t Todorovski dhe Çeleski kanë një javë në karantinë

- Z. QYPI

Skuadra e Teutës ka nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës kundër Laçit. Ashtu sikurse Ministria e Shëndetësi­së ka dhënë urdhrin, "djemtë e detit" kanë zbritur në fushë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini. Tani është dhënë njoftimi përfundimt­ar nga Ministria e Shëndetësi­së, data 3 qershor është dita e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të rinisur aktiviteti­n futbollist­ik. Teuta u ka dhënë fund pushimeve, pasi "COVID-19" kishte pezulluar gjithçka dhe ka zbritur në fushën e blertë. "Djemtë e detit" kanë nisur seancat stërvitore edhe pse në mungesë të tre lojtareve, si Avdyli, Hreljic, dhe Kuro, të cilët pritet të bashkohen me skuadrën në minifazën përgatitor­e brenda javës.

FAZA - Blutë kanë në dispozicio­n rreth dy javë për t'u përgatitur për ndeshjen me Laçin. Në ketë fazë dyjavore, blutë pritet të marrin ngarkesën e duhur stërvitore për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, rifillimin e kampionati­t. Ndërkohë, sytë e trajnerit Martini dhe stafit teknik janë nga lojtarët aty ku presin që të jenë në gjendje optimale. Pas 25 javëve të kampionati­t, Teuta pozicionoh­et në vendin e 5-të me 40 pikë. Ndërsa, dy lojtarët e ardhur së fundmi Todorovski dhe Çeleski, kanë një javë në karantinë dhe nuk janë bashkuar me pjesën tjetër të ekipit për të nisur punën për gjysmën e mbetur të sezonit, pasi, siç dihet, nëse vjen nga jashtë vendit, duhet të qëndrosh në karantinë plot 14 ditë. Kështu, Todorovski dhe Çeleski pritet të bashkohen me skuadrën javën që vjen.

PËRGATIJET - Seanca e djeshme është zhvilluar në stadiumin "Niko Dovana". Për dyshen Martini-Hodo kishte të bënte më së shumti me rigjetjen e ritmit dhe të metave dhe dobësive të treguara në javët e fundit të kampionati­t kur Teuta u ndal në shtëpi nga Flamurtari. Paradite blutë kanë zhvilluar një seancë stërvitore nën urdhrat e përgatitës­it atletik

Eduard Salillari ku ekipi ka punuar me vrapime dhe ushtrime të tjera pa top. Ndërsa pasdite, para së të niste seanca stërvitore, sipas një planprogra­mi të hartuar nga stafi teknik. E gjithë skuadra ka zhvilluar testimet e nevojshme dhe faza e parë mendohet të realizohet në këto ritme.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme e Teutës
Çast nga stërvitja e djeshme e Teutës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania