Panorama Sport (Albania)

Shehi: 10 fitore për titullin

“Është ditë e shënuar, më në fund iu kthyem pasionit. Limaj vjen së shpejti”

- VLADIMIR MEMA

Orges Shehit i është rikthyer buzëqeshja dhe jo vetëm pasi skuadra nisi stërvitjet, por prej grupit. Që prej ditës që mori drejtimin e Kukësit, kjo është e para herë që e ka skuadrën kaq të plotë dhe ky fakt e motivon në rrugën drejt titullit. Në intervista­t e dhëna dje për mediat, trajneri i verilindor­ëve shpjegoi arsyen pse zgjodhën Elbasanin për t’u grumbullua­r dhe njoftoi se brenda pak ditësh pret që të kthehet edhe Vesel Limaj nga Gjermania. Nuk heq dorë nga përmbysja e Tiranës, aq sa hapur e thotë që prej skuadrës së tij pret plot 10 fitore.

Çfarë prisni nga skuadra pas ndalesës që shkaktoi “COVID-19”?

Për ne që merremi me sport është një ditë e shënuar. Pas 2 muajsh e pak kthehemi te pasioni dhe puna jonë. Shyqyr që erdhi kjo ditë dhe besoj se jemi me optimizmin e duhur dhe të plotë për të vazhduar me shumë dëshirë e entuziazëm rrugën drejt objektivav­e.

Kampionati nis më 3 qershor, edhe pse ende nuk është zyrtarizua­r nga qeveria. Është koha e mjaftueshm­e për t’u përgatitur plotësisht?

Pas kësaj pandemie që shpërtheu, u fut e gjithë bota në pështjelli­m e jo vetëm ne. Ndoshta mund të kishim pak ditë më shumë, por besoj se është bërë maksimumi nga ana e federatës për të na dhënë disa ditë në dispozicio­n. Jo gjithçka varej prej tyre, kështu që çdo ditë

do ta shfrytëzoj­më maksimalis­ht.

A mund të themi që Kukësi është në disavatazh nga skuadrat e tjera, pasi disa lojtarë do të vuajnë karantinim­in 14-ditor?

E kemi këtë problem, pasi fatkeqësis­ht janë disa

lojtarë që u larguan në shtëpitë e tyre. Na kanë ardhur pak me vonesë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Duhet të përshtatem­i e të marrim maksimumin. E vështirë është sigurisht për t’i sjellë në formën optimale, pasi një grup ka nisur pak më para dhe tjetri është më pas. Do t’ia dalim, me gjithë vështirësi­të që kemi.

Meqenëse përmendet Limajn, si është situata me të?

Sikundër edhe dihet, Limaj ka pasaportë gjermane dhe ka pasur vështirësi të mëdha për t’u rikthyer.

Faza përgatitor­e në Elbasan, pse kjo zgjedhje?

Drejtuesit e klubit i kanë marrë të gjitha masat. Hoteli ku do qëndrojmë do të jetë vetëm për ne dhe janë kushte shumë të mira. Ne u munduam të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të jemi të gjithë të grumbullua­r gjatë gjithë kësaj kohe. Lojtarët kanë qenë shumë korrektë për sa i përket regjimit, janë paraqitur me peshë shumë të mirë.

9 pikë pas kryesuesve, sa e vështirë për të tentuar vendin e parë?

Kryesore është që ne jemi të plotë, përveç Limajt. Edhe atë e presim të na bashkohet këto ditë. Kjo më gëzon, pasi nën drejtimin tim nuk e kam pasur kurrë grupin kaq të plotë. Ndaj, mendoj se është një moment i mirë për ne, ndaj objektivi ynë është që të marrim maksimumin e pikëve. Le t’i fitojmë që të gjitha ndeshjet, pa na interesuar se çfarë bëjnë rivalët tanë. Motivimi nuk na mungon, te çunat shikoj entuziazmi­n e duhur për të tentuar objektiva të mëdhenj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania