Panorama Sport (Albania)

Musolli rrëfehet nga karantina: Kisha kontakte me Partizanin

-

Besar Musolli është kthyer në Shqipëri, e megjithatë duket se është i detyruar që të qëndrojë në shtëpi. Ai nuk është stërvitur në seancën e parë të Kukësit pas pandemisë, si pasojë e karantinës. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë kosovari, në një lidhje direkte me “SuperSport”. Kapiteni i verilindor­ëve tregon si ka shkuar kjo periudhë pushimi me përgatitje­t “online”, por sigurisht është ndalur edhe tek objektivat. “E kam menduar shumë këtë pjesën e ndalesës dhe ndikimin që do të ketë. Jemi munduar të stërvitemi ‘online’ dhe ka qenë shumë e vështirë pjesa e motivimit. Për të arritur formën e duhur fizike nuk do të jetë fort e lehtë, por shpresoj të na hapin më shumë kohë. Megjithatë, shumë e rëndësishm­e është që të rikthehesh­im. Titulli? Unë mendoj se cilësitë dhe mundësitë janë. Mendoj se me gabimet e kundërshta­rit dhe formën tonë të mirë gjithçka është e mundshme”, tha fillimisht 31-vjeçari. Më tej rrëfeu se në të kaluarën ka pasur kontakte me Partizanin, por thotë se nuk beson se mund të kalojë ndonjëherë te të kuqtë. “Me Kukësin ka qenë shumë e lehtë të arrihet marrëveshj­a. Me situatën e krijuar nuk e kam menduar të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, më mungon familja dhe mund të kthehem në Kosovë. Në të kaluarën kam pasur oferta nga Partizani dhe më pëlqen si klub, por nuk mendoj se mund të kaloj aty tani. Çdo titull i fituar nuk mund ta krahasoja me atë moment kur fituam Kupën e Shqipërisë me Laçin. Mënyra se si u fitua trofeu ka qenë shumë i veçantë”, u shpreh mes të tjerash mesfushori. Kur pyetet për lojtarin më të mirë që ka luajtur, ai në mbyllje përgjigjet: “Erik Flores do të veçoja, braziliani ka qenë lojtar shumë i mirë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania