Panorama Sport (Albania)

Flamurtari zbret në fushë, Resuli: Nuk presim lëmoshë

20 kuqezinj në fushë, mungon trajneri dhe 4 lojtarë

- MBIJETESA ERMAL SIKA

Flamurtari nisi dje përgatitje­t pas ndërprerje­s së kampionati­t për shkak të situatës së krijuar nga “COVID-19”. Ekipi ka zbritur dje në fushën stërvitore të Pyllit të Sodës rreth orës 17:00. Në mungesë të trajnerit Marcelo Troisi, i cili është bllokuar prej mbylljes së kufijve në Greqi, skuadra është drejtuar dje nga Dritan Resuli. Nuk ishte në seancën e parë as trajneri i portierëve, Luan Briçe, por që me shumë gjasa do të paraqitet sot. Stërvitja është ndjekur nga drejtori i klubit Ardi Ciruna. Plotë 20 lojtarë ishin në dispozicio­n dje. Nga lojtarët shkodranë kishte ardhur dje vetëm Denis Pjeshka, ndërsa nuk u dukën Xhavahir Sukaj me Olsi Gocajn, që pritet t’i bashkohet në ditët në vijim ekipit. Po ashtu në Vlorë gjendet edhe greku Jorgos Sarris, por për arsye shëndetëso­re nuk doli në fushë. Në ditët në vijim me hapjen e kufijve pritet që të mbërrijë në Shqipëri edhe kosovari Kreshnik Nebihu. Stërvitja e djeshme ka qenë përgjithës­isht e lehtë. Në nisje të seancës, lojtarët kanë kryer vrapim të lehtë, ndërsa më pas kanë vijuar me ushtrime fizike të tjera.

RESULI

Dritan Resuli është shprehur i kënaqur me reagimin e lojtarëve në ditën e parë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri dy i stolit të kuqezinjve tha se e pati lehtë të punonte, pasi futbollist­ët ishin përgatitur individual­isht. “Jemi me një grup të plotë lojtarësh. Kemi pak mungesa të lojtarëve të cilët na kanë njoftuar dhe do t’i bashkohen grupit nesër (sot) dhe në vazhdimësi. Po ashtu presim edhe trajnerin Marcelo

Troisi që të na bashkohet në ditët në vijim. E nisëm sot (dje) dhe shikojmë që grupi është i përgatitur dhe lojtarët kanë punuar në mënyrë të diferencua­r. Kjo na e lehtëson punën për vazhdimësi­në. Mendoj se do të jemi gati deri në 3 qershor për realizimin e objektivav­e që kemi. Them

kështu, pasi i referohemi punës që kemi bërë me grupin gjatë kësaj kohe, plus që është më e thjeshtë për këto ditë që kemi në dispozicio­n për të vazhduar”, u shpreh fillimisht Resuli.

Krahu i djathtë i Marcelo Troisit evidentoi se Flamurtari nuk do të heqë dorë nga mbijetesa. Ai paralajmër­oi se deri në fund do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje. Duket se në Vlorë nuk presin ndryshimin e skemës dhe as nuk duan lëmoshë. “Flamurtari është Flamurtari. Nuk mendoj që na prish ndryshimi i skemës apo jo. Ne do të zbatojmë rregullore­n e FSHF dhe do t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund me profesiona­lizëm”, theksoi vlonjati. Zv.trajneri ndien keqardhje vetëm për faktin që pandemia ndërpreu kampionati­n në një moment kur kuqezinjtë po bënin paraqitje dinjitoze dhe ndeshje të bukura. “Kjo është një situatë e përgjithsh­me për të gjitha skuadrat, nuk është se jemi vetëm ne të penalizuar për këtë situatë. Normalisht keq na vjen, pasi në atë kohë që kampionati u ndërpre ekipi po kalonte një periudhë të mirë, këtë gjë e patë edhe me lojën dhe rezultatet që ne morëm. Kështu që, ne do të bëjmë maksimumin për të bërë paraqitje sa më dinjitoze”, përfundon Resuli.

 ??  ?? Zv.trajneri Dritan Resuli, duke drejtuar senacën e parë të Flamurtari­t
Zv.trajneri Dritan Resuli, duke drejtuar senacën e parë të Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania