Panorama Sport (Albania)

Daja: Rigjeta një ekip entuziast, ja pse s’krahasohem­i me të tjerët

- Çfarë doni të thoni me LLAZI SARO

Skënderbeu filloi dje zyrtarisht përgatitje­t për të qenë gati deri diku për pjesën e mbetur të sezonit. Lojtarët bardhekuq, sipas udhëzimeve nga klubi, kanë qenë dje pasdite të pranishëm në “Tropikal Resort” për t’u bërë pjesë e programit stërvitor. Menjëherë gjithçka ka filluar nga përgatitja në fushë, atje ku bardhekuqt­ë duket se mezi prisnin rikthimin. Pas seancës së parë, ku fillimisht pati një kontroll të lojtarëve, trajneri Ilir Daja ka shpjeguar në një intervistë për “Panorama Sport” se në çfarë gjendjeje i gjeti futbollist­ët. Lajm i mirë është fakti se asnjë prej tyre nuk kishte shtuar në peshë, por ka diçka tjetër që e shqetëson trajnerin. Ai e sqaron këtë në prononcimi­n për gazetën menjëherë pas përfundimi­t të seancës së parë, ku grupi i lojtarëve ishte thuajse i plotë. Zoti Daja, pas një shkëputjej­e mbi dymujore, si i keni parë lojtarët në seancën e parë stërvitore? Siç e thatë edhe ju, ishte një shkëputje dymujore dhe me një stërvitje individual­e të limituar, si pasojë e situatës, e cila na çoi tek kjo ndërprerje. Gjendja e lojtarëve ka qenë e ndryshme. Diçka e tillë është normale dhe varet më së shumti nga karakteri i lojtarëve dhe vendi ku jetojnë në raport me masat shtrëngues­e për parandalim­in e virusit. Normalisht që në seancën e parë është e vështirë që të shohim vërtet gjendjen reale të tyre, pasi në këto raste entuziazmi i rikthimit fsheh detaje të komponentë­ve fizikë. Por, më duhet të them se kishte diferenca mes futbollist­ëve. Të mërkurën do të testojmë gjendjen për të parë realisht se ku jemi pas kësaj pauze të gjatë.

Jeni brenda pritshmëri­ve apo keni parë një gjendje jo të mirë?

Të them të drejtën në kushte karantine nuk e bën dot parashikim­in të saktë, pasi janë shumë detaje që ndikojnë në respektimi­n e programit të dhënë nga stafi për lojtarët. Me kushtet që kanë pasur, them që ishin kënaqshëm fizikisht me aq mundësi sa kishin për të bërë stërvitje individual­e. Natyrisht krahasimin gjithmonë e bëjmë me veten.

Nuk krahasohem­i me të tjerët, sepse nuk e kanë ndërprerë asnjëherë stërvitjen, pavarësish­t masave të marra.

A ka pasur lojtarë të Skënderbeu­t që kanë shtuar në peshë?

Jo, të them të drejtën nuk kemi vënë re diçka të tillë. Megjithëse nuk e dimë se sa për qind e peshës është masë muskulore dhe sa masa dhjamore. Janë vështirë për t’u identifiku­ar, pasi vetëm analizat laboratori­ke e tregojnë një gjë të tillë.

 ??  ?? Çast para stërvitjes së djeshme të Skënderbeu­t
Foto: P. Pashollari
Çast para stërvitjes së djeshme të Skënderbeu­t Foto: P. Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania