Panorama Sport (Albania)

Plori, kunj Tiranës: Edhe Partizani i fortë ishte

Lezhjanët kanë nisur punën në fushë me 21 lojtarë

- PRENG GJIKOLA

Paraditen e 18 majit dy ert e stadiumit “Be sëlidhja” u hapën për futbollist­ët dhe stafin teknik pas rreth 10 javësh pushim. Lezhjanët kanë nisur stërvitjen për llogari të pjesës së mbetur të sezonit, ku kanë si objektiv ngjitjen në Superiore, direkt apo me anët të vendit të dytë që mbajnë aktualisht, 9 pikë larg Kastriotit kryesues. Me shumë mundësi, Besëlidhje­s do t’i takojë ta kërkojë elitën me ndeshjet shtesë, ndërkohë që vazhdon ende aventurën në Kupën e Shqipërisë, ku pretendon të surprizojë edhe Tiranën, ashtu si Partizanin.

PLORI - Trajneri Elvis Plori, gjatë një deklarate për “Panorama Sport”, është shumë entuziast për pjesën finale të sezonit: “Duke e ditur se u mbushën 10 javë pushim, një kohë shumë e gjatë, jam shumë i gëzuar jo vetëm unë, por të gjithë, që u rikthyem në fushën e blertë, aty ku kemi shpirtin. Jam tepër i gëzuar që futbollist­ët, por edhe familjarët e tyre, janë mirë me shëndet. Po ashtu, më vjen mirë që djemtë e paskan ruajtur formën fizike, është shumë e rëndësishm­e për një fillim të mbarë. Shpresoj se deri në ndeshjet e kampionati­t, gradualish­t futbollist­ët do të marrin ngarkesat aq sa duhet për të mos u dëmtuar. Gjatë kësaj jave do të testoj të gjithë futbollist­ët për të parë realisht formën e tyre, më pas do të rris ngarkesat si në kohë normale. Për mua shumë e rëndësishm­e të mos ketë dëmtime,

pasi dua ta kem gjithë grupin në dispozicio­n me rinisjen e kampionati­t”.

KUPA–”Për ne përparësi ka kampionati, aty kemi objektivin kryesor, por edhe Kupa ka rëndësinë e vet. Pse mos ta provojmë? Kemi një kundërshta­r të fortë si Tirana, por i fortë ishte edhe Partizani dhe ne ia dolëm. Kundër Tiranës do të luajmë lirshëm, pasi s’kemi çfarë humbim. Janë dy takime dhe shpresoj që të parin të mos e humbim, që në kthim të kemi shanset tona”, ka përfunduar trajneri Elvis Plori, duke i dhënë një mesazh edhe Tiranës.

 ??  ?? Besëlidhja dje në stërvitje
Foto: P. Gjikola
Besëlidhja dje në stërvitje Foto: P. Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania