Panorama Sport (Albania)

Apolonia, Gjata llogarit 18 pikë në 6 ndeshje

Sulmuesi fierak e quan asfiksuese shkëputje nga fusha e blertë

- GJATA Bujar Rama

Apolonia ka shijuar “dy gëzime në një ditë”, rifillimin me grup të plotë të stërvitjes dhe shpalljen e Fierit “zonë e gjelbër”. Më në fund kanë zbritur në fushë, në ambientet e akademisë, ku kanë rinisur stërvitjen me synimin e ngjitjes në Superiore. Seanca e parë stërvitore ka zgjatur dy orë, 15:00-17:00. Trajneri Mërgjyshi e ka kryer këtë seancë bashkë me asistentët O.Çuko, E.Meta dhe M.Kule, duke pasur në dispozicio­n 23 futbollist­ë, të cilët kanë prekur fushën pas gati 2 muaj e gjysmë mungesë. Sot skuadra do të zhvillojë dy seanca stërvitore, paradite në sallën e forcës dhe pasdite në fushë.

- Pa mohuar vlerat e sulmuesve Mihana dhe Ejoh, Mario Gjata është kthyer pikë referimi tek Apolonia. 19-vjeçari e ka arritur gjithçka me vullnet dhe punë.

Sot ai është kryeshënue­si i Apolonisë, por edhe në “top-listën” e shënuesve më të mirë të krejt Kategorisë së Parë, pa harruar që Gjata është nën “lupën e vëzhgimit” nga trajnerët e kombëtarev­e të moshave.”Më në fund, na shkeli

këmba në fushë, - thotë me optimizëm sulmuesi fierak. - Mezi e kishim pritur këtë moment dhe ja ku erdhi. Është e kotë të diskutojmë nëse është herët a vonë. Nuk kemi kohë për tëhumbur, duke u marrë me këtë lloj diskutimi, por ‘të përveshim mëngët’ në stërvitje. Shkëputja ka qenë ‘asfiksuese’ dhe ka dëmtuar krejt futbollin, por e rëndësishm­e është që do të rifillojmë”. I ngacmuar për 6 ndeshjet e fundit, objektivin personal dhe të skuadrës, Mario përgjigjet: “Apoloniaës­htë mbi të gjithë dhe mbi të gjitha. Kemi përpara 6 ndeshje, që janë finale të vërteta për ne. Do të luajmë për 18 pikë të plota, pra maksimumin, dhe për të dalë të parët. Nuk heqim dorë nga Superliga. Nuk do të kemi të lehtë, sepse të tria skuadrat e tjera janë cilësore dhe meritojnë respekt, kanë edhe ato synimet e tyre serioze. Gjithsesi, besoj se Apolonia do të jetë e para në fund të kampionati­t. E dimë se për të arritur këtë na duhet të lodhemi shumë. Personalis­ht, dua të shënoj sa më shumë gola për të ndihmuar skuadrën”.

 ??  ?? Nga stërvitja e djeshme e Apolonisë
Nga stërvitja e djeshme e Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania