Panorama Sport (Albania)

Lushnja, Gjyla: Situatë e fryrë

Kreun i myzeqarëve ka merak edhe dëmtimin e lojtarëve, por beson te realizimi i objektivit

- ALBAN ALUSHI

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, në një in tervistë për gazetën “Panorama Sport” ka theksuar se me punën që filloi dje do të mundohet ta sjellë skuadrën në formë deri në momentin e rinisjes së garës. Kryepankin­a verdhejesh­ile u shpreh i shqetësuar për temperatur­at e larta të verës. Gjyla tha se Lushnja do të japë maksimumin për pjesën e mbetur të sezonit, duke nënvizuar se mbetet në merak për shëndetin e lojtarëve, pavarësish­t se situata i duket më e fryrë sesa është.

Profesor, pas 65 ditësh, sërish në stadium. Çfarë i thatë skuadrës pas një kohe kaq të gjatë?

Me thënë të drejtën, kisha harruar disa gjëra për të thënë(qesh). Më shumë se dy muaj, një kohë e gjatë, sinqerisht. Kështu ndodhi dhe ishte për të gjithë, nuk ishte vetëm për ne. Ajo që na ngroh është që katër javë janë të mjaftueshm­e

për t’u përgatitur. Ndoshta edhe më pak për gjashtë javë të mbetura. Kemi filluar stërvitjen dhe mendoj se do jemi gati.

Lojtarët ishin të stërvitur?

Çunat jo se nuk kanë bërë stërvitje, kanë punuar individual­isht, por gjithsesi mbetet në këtë kuadër. Do të mundohemi që me punën që

kemi filluar, ta sjellim në formë ekipin deri në momentin kur të fillojmë të luajmë ndeshjet.

Një pasdite shumë e nxehtë. Ju shqetësojn­ë temperatur­at e larta?

Pa diskutim. Jo që më shqetësojn­ë, por do të jenë determinan­te për ecurinë në kampionat, për çdo skuadër. Në mesin e muajit maj kemi temperatur­a 34 gradë, ndërkohë që kemi marrë informacio­ne përmes mediave se do të jetë vera më e nxehtë e të gjithë kohërave. Imagjinoni të luhet në muajin korrik, me temperatur­a 40 gradë. Për të mos thënë më tepër, sepse mendohet që do të shkojnë më tepër.

Futboll në këto temperatur­a...

Të bësh futboll në këto temperatur­a mendoj se cilësia do të jetë shumë herë më e ulët. Megjithatë, kur u ndanë, këto në ranë. Është për të gjithë, skuadrat do të kenë të njëjtin problem. Ajo që më shqetëson më shumë nuk është kjo që do të mbarojë, por ajo që do të vijë. Do të mbarojmë kampionati­n në fund të korrikut dhe jemi pretendent­ë për në Superiore. Do të hyjmë apo nuk do të hyjmë, kjo ka rëndësinë e vet. Do të jemi në Superiore apo në

Kategorinë e Parë.

Në ç’kuptim?

E kam për atë që do të them se çfarë do të bëjmë për kampionati­n tjetër. Në Shqipëri nuk ka skuadra të konsolidua­ra, aq më tepër Lushnja. Nuk është se jemi të konsolidua­r me 70%80% të skuadrës dhe pjesën tjetër duam ta mbushim. Ndoshta është shpejt për të folur, kemi këto ndeshjet e mbetura të këtij sezoni dhe do të japim maksimumin.

E keni merak shëndetin e lojtarëve?

Patjetër, mbetem në merak për shëndetin e lojtarëve. Edhe pse me sinqeritet them se situata ka qenë e fryrë, më e fryrë nga çfarë është në të vërtetë. Faktet kanë treguar se nuk ka asgjë, megjithatë është normale që kam merak për lojtarët. Edhe sot(dje) patëm stërvitje me maska, me të gjitha, brenda atyre parametrav­e dhe rregullave që janë vënë. Do të vazhdojmë me masat që ka vënë UEFA, FSHF-ja dhe qeveria, strikt dhe pa asnjë diskutim.

 ??  ?? Trajneri Gjyla dhe stafi i tij gjatë stërvitjes së djeshme
Foto: A. Alushi
Trajneri Gjyla dhe stafi i tij gjatë stërvitjes së djeshme Foto: A. Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania