Panorama Sport (Albania)

“Si e mësova lajmin dhe biseda ime e fundit me Luan Zylfon”

- TAKIMI

Ky muaj përkon me 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-gjyqtarit ndërkombët­ar Luan Zylfo dhe ish-presidenti­t të Tomorit, Adrian Çobo, të cilët u vranë më 13 maj të vitit 2000 pas një ndeshjeje mes Partizanit dhe Tomorit në stadiumin "Selman Stërmasi". Por si e kujton sot atë moment Bujar Pregja? "Kanë kaluar 20 vite nga ajo tragjedi dhe nuk do të harroj sa të jem gjallë. 13 maji i vitit 2000 ka qenë shumë i rëndë për mua dhe kolegët e mi", thotë fillimisht Bujari, për të rrëfyer më pas detajet e asaj dite fatkeqe. "Unë në atë javë të kampionati­t, e cila ishte e parafundit, kam qenë pushim si arbitër. Në momentin që sapo mbaroi ndeshja Partizani-Tomori në 'Selman Stërmasi', menjëherë më pas do të niste në stadiumin 'Qemal Stafa' një miqësore mes politikanë­ve shqiptarë dhe atyre italianë. Madje në momentin kur ka ndodhur ngjarja, unë kam takuar në 'Qemal Stafa' edhe bashkëshor­ten e Luanit përpara se të merrnim vesh lajmin e hidhur. Më pas, duke zbritur nga shkallët e tribunës, shikoj që vjen me vrap drejt meje anësori Shpëtim Lamçe, i cili ishte asistent në ndeshjen Partizani-Tomori. Mbaj mend që edhe Shpëtimi ishte plagosur në dorë dhe e kishte të lidhur me fasho. Menjëherë më thotë për ngjarjen, por pa më treguar se kush kishte ndërruar jetë. Jam larguar me vrap nga stadiumi dhe jam nisur me makinën time drejt Spitalit Ushtarak. Kam ecur me një shpejtësi skëterrë derisa mbërrita te

spitali. Nuk e di se si kam shkuar tani që po e mendoj. Sapo kam mbërritur aty, Luanin e kam gjetur gjallë. Kam gjetur në hollin e spitalit të gjithë përfaqësue­sit e klubit të Beratit dhe shumë arbitra që kishin mësuar lajmin. Një orë pas qëndrimit në spital mjekët na dhanë lajmin fatkeq. Ishte diçka shokuese për mua dhe shokët e mi. Me sinqeritet e kam përjetuar shumë atë moment dhe kurrë nuk do ta harroj", tregon Bujar Pregja.

Por cila ishte biseda e fundit me Luanin përpara se të ndodhte tragjedia? Ish-arbitri tregon: "E kisha shumë mik Luanin. Në atë kohë ai ishte kryetar i Kolegjiumi­t të Tiranës dhe përpara se të gjykonte Partizani-Tomori, kishte arbitruar finalen e Kupës së Shqipërisë

mes Teutës dhe Lushnjës më 6 maj 2000. Kemi biseduar gjatë bashkë një javë para se të ndodhte ngjarja. Ishte sezoni i fundit që Luani gjykonte, pasi kishte mbushur 45 vjeç. Kujtoj që i kam thënë këto fjalë pas finales Teuta-Lushnja: 'Bravo, e mbylle në mënyrë fantastike me këtë finale Kupe. E mbajte shumë mirë ndeshjen'. Diskutuam për karrierën dhe disa episode, pasi edhe ajo ndeshje mes Teutës dhe Lushnjës u zgjidh nga penalltitë. Kur ndodhi ngjarja e rëndë pastaj, për mua ka qenë një tronditje e madhe. Do të mbetet në kujtesën time si një nga momentet më të rënda. Ishte e paimagjinu­eshme që të humbte jetën një arbitër në rrethana të tilla".

 ??  ?? Partizani-Tomori 0-1, ndeshja e fundit që Luan Zylfo gjykoi më 13 maj 2000
Partizani-Tomori 0-1, ndeshja e fundit që Luan Zylfo gjykoi më 13 maj 2000

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania