Panorama Sport (Albania)

Bajern-Dortmund, 7 ditë nga sprinti për titullin kampion

Borusia për notën "10" në start, edhe pa Rojs, Vitsel e Xhan

-

Java e 26-të u prit me padurim jo vetëm në Gjermani, por në të gjthë botën. Bundesliga u tregoi kampionate­ve të tjera të mëdha se si mund të luash edhe në kohë pandemie. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte teksa gjermanët janë të njohur për perfeksion­in e tyre kur bëhet fjalë për gjëra serioze. Për t'u rikthyer te fusha e lojës, aty ku skuadrat kishin shansin për të treguar se mund të prodhonin një lojë të bukur edhe pa praninë e tifozëve. Borusia e Dortmundit ishte pa dyshim skuadra që meritoi notën 10 në këtë rinisje të kampionati­t. Verdhezinj­të, edhe pse me mungesa kryesore si Rojs, Vitsel dhe Xhan, shënuan katër herë në portën e Shalkes duke marrë tri pikë të rëndësishm­e në derbi. Me katër pikë më pak se Bajerni, Borusia rriti ndjeshëm presionin te kampionët, të cilët nuk zhgënjyen në Berlin duke mundur Unionin me një lojë të mërzitshme dhe pa shkëlqim. Sakaq, Lajpcig nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fraiburgut në shtëpi, duke treguar edhe njëherë tjetër se nuk ka ende gjunjë për të qenë një rival i fortë për titull. BAJERN-DORTMUND

Tashmë nuk ka asnjë dyshim, Bajerni dhe Borusia do të jenë garues në sprintin për titull. Kampionët në fuqi fituan 2-0 në kryeqytet, por ishin shumë larg formës së treguar para se të ndërpritej kampionati. Edhe pse me një grup lojtarësh më të mirë se verdhezinj­të, skuadra e Flik hasi vështirësi ndaj debutuesve të Unionit që për hir të së vërtetës ishin inekzisten­të në fushë. Pas 7 ditësh, klasikja gjermane do të luhet në "Signal Iduna Park" të Dortmundit, dhe skuadra verdhezi do të ketë në dispozicio­n disa prej titullarëv­e që munguan ndaj Shalkes. Kjo ndeshje pritet të tregojë edhe forcën e vërtetë të skuadrave në këtë rinisje të re. Titulli pa dyshim do të vendoset vetëm në javët e fundit, ashtu siç ndodhi në sezonin e kaluar. Spektakli do të jetë i garantuar për miliona shikues në Gjermani dhe në ato jashtë kufijve, pasi tashmë Bundesliga është pasqyra e vetme ku sportdashë­sit mund të shohin dhe do të gjejnë veten.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania