Panorama Sport (Albania)

Skandali, arrestohet Odoi, akuzohet se përdhunoi një modele

Ngjarja në 4 të mëngjesit, vajza në spital me ambulancë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Talenti 19-vjeçar i Çel sit, Kallëm HadsonOdoi, është arrestuar mes natës së të shtunës dhe të dielës, pas një incidenti ende misterioz, por që dyshohet se ka qenë përdhunimi i një modeleje. Sipas “Daily Mail”, sulmuesi anglez kishte ftuar në shtëpi një modele, pavarësish­t se Britania është ende nën izolim prej pandemisë së Koronaviru­sit dhe vetë Odoi rezultoi pozitiv ndaj tamponit në muajin mars, duke u shëruar më vonë. Rreth orës 4 të mëngjesit, policia mori një thirrje telefonike nga apartament­i i futbollist­it, pas një sherri që dyshohet se kishte nisur mes tyre. Modelja, të cilën ai e kishte takuar “online” dhe e kishte ftuar në shtëpinë e tij pas disa mesazheve flirtuese, i raportoi policisë se nuk ndihej mirë dhe u largua prej shtëpisë së Odoit me ambulancë, ndërsa futbollist­i u arrestua me pranga në duar dhe u dërgua në polici.

TË AFËRMIT – Talenti i akademisë së bluve të Londrës, i cili për shumë kohë ishte në shënjestrë­n e Bajernit të Mynihut, e kishte ftuar vajzën e pashme që kishte njohur në rrjetet sociale të shkonte në apartament­in e tij e veshur me intimo seksi. Fqinjët e futbollist­it thanë për “The Sun” se kishin parë një vajzë shumë tërheqëse të hynte në shtëpinë e tij dhe në të gdhirë panë makinën e policisë dhe një ambulancë që mbërritën përpara apartament­it të sulmuesit.

Aktualisht Çelsi nuk ka lëshuar ende asnjë deklaratë për incidentin, por Odoi mungoi në stërvitjen e djeshme, dita e parë kur qeveria dha dritën jeshile për rinisjen e përgatitje­ve të klubeve në grup. Pas disa orëve në komisariat, Odoi

është liruar me kusht mëngjesin e së hënës, ndërsa një zëdhënës i policisë konfirmoi incidentin: “Policia dhe shërbimi i urgjencës së Londrës morën një telefonatë në orën 03:53 të së dielës, 17 maj, ku raportohej se një grua nuk ndihej mirë. Kur shërbimet e

urgjencës mbërritën atje, një grua raportoi se ajo ishte përdhunuar dhe u dërgua në spital. Një person u arrestua në vendngjarj­e me dyshimin e përdhunimi­t. Ai u lirua më pas me kusht dhe pritet të raportojë sërish në polici në mes të muajit qershor”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania