Panorama Sport (Albania)

Mbape-Haland-Hazard, pritet një sulm ëndrrash në Madrid

"Galaktikët" po punojnë për të bërë goditjet e mëdha

-

Reali i Madridit po ëndërron një treshe sulmi të frikshme për sezonet e ardhshme. Florentino Perez po punon prej kohësh që t'i dhurojë trajnerit Zinedin Zidan dy nga kampionët e të ardhmes për të formuar treshen "MHH": Mbape, Hazard, Haland. Nje treshe që do të garantonte gola (me Mbapenë dhe Halandin), shpejtësi me Hazardin dhe Mbapenë dhe spektakël me të tre së bashku. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësish­t se një yll vazhdon të jetë aktualisht në "Bernabeu". Hazard është pjesë e Realit prej këtij sezoni, por ende nuk ka bindur dhe pret impulse të tjera. Për të transferua­r dy yjet e tjera nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse PSG-ja dhe Dortmundi kërkojnë miliona euro për t'i lënë të lirë yjet që të veshin fanellën "Galaktike". Drejtuesit e Realit kanë nisur të punojnë në dy frontet, por janë të pavendosur se cilin prej dy sulmuesve do të transferoj­në

më parë. Haland duket se është prioriteti kryesor duke parë që Zidanit i mungon një bomber në repartin e avancuar dhe Benzema është i vetëm. Mirëpo, kjo është analiza që po bëhet në zyrat e "Bernabeu"-t. A është gati Haland për ta lënë në stol Karim

Benzemanë nëse transferoh­et në merkaton e ardhshme? Pyetje që do të marrë përgjigje nga trajneri Zinedin Zidan. Treshet e sulmeve te Reali kanë qenë gjithmonë një traditë dhe kjo e fundit (BBC) arriti të fitonte tre Champions radhazi, 4 në 5 vite. Më parë

kanë qenë Ronaldo, Raul dhe Zidan, me Figon nga krahët. Edhe në vitet e mëparshme ka patur sulmues shumë të fortë, të cilët kanë ndihmuar ekipin madrilen për të bërë historinë. Me treshen "MHH" do të tentohet sërish rikthimi te Liga e Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania