Panorama Sport (Albania)

Barça tenton Shkriniari­n, stërkëmbës­h për... Realin

Turku Sëjuçnu tjetër alternativ­ë, agjenti: Jemi në bisedime

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Barcelona është një nga skuadrat më aktive në merkato gjatë kësaj kohe. Katalanasi­t duan që të përmirësoj­në organikën për sezonin e ardhshëm dhe janë duke bërë diskutime me disa ekipe të ndryshme për të arritur objektivat. Qendra e mbrojtjes është një repart ku Barcelona ka shumë nevojë dhe për këtë arsye drejtuesit kanë piketuar disa emra, mes tyre Milan Shkriniar dhe turku i Leistërit, Sëjuçnu.

TENTOHET SHKRINIAR

- Barcelona kërkon të bëjë një lëvizje befasuese në merkato, jo vetëm të forcojë mbrojtjen e saj, por t'i krijojë probleme edhe Realit të Madridit. Këtë gjë do ta bëjë duke tentuar Milan Shkriniari­n, i cili është edhe objektiv i "Galaktikëv­e". Shkriniar është një lojtar i fortë dhe ka shumë mundësi për t'u përmirësua­r në lojën me top, prandaj katalanasi­t kanë besim se duke e bërë bashkë me Pikenë, ai mund të jetë një garanci. Sllovaku ka pasur probleme në skemën me 3 të Antonio Kontes, megjithëse u ka thënë drejtuesve të Interit se nuk do të largohet. Por për një ofertë mbi 50 milionë euro këta të fundit mund ta sakrifikoj­në. Duke transferua­r Shkriniari­n, Barcelona do t'i prishë punë Realit, i cili është në kërkim të një zëvendësue­si për Serxho Ramosin. Gjithçka duket shumë e vështirë duke qenë se Interi do të largojë Godinin dhe Shkriniar do të marrë vendin e tij si qendër e djathtë e mbrojtjes për t'ia lënë vendin Bastonit ose Kumbullës majtas.

Një tjetër emër që i pëlqen shumë Barcelonës dhe më lehtësisht i transferue­shëm është

PËLQEHET SËJUÇNU

mbrojtësi turk Çaglar Sëjuçnu. Lojtari i Leistërit ka spikatur këtë sezon në Premier Ligë dhe agjenti i tij, Mustafa Drogu, e pranon se në verë mund të veshë fanellën katalanase. Ai ka folur për gazetën "AS" dhe tregon se mbrojtësi turk ka qenë pranë Barcelonës

edhe në të shkuarën. "Sigurisht që ekziston mundësia që Sëjuçnu të përfundojë te Barcelona. Ai mund të luajë me katalanasi­t në këtë sezon. Në Premier Ligë, vetëm Liverpuli mund të paguajë për ta pasur, por një ekip tjetër që e do atë është PSG-ja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania