Panorama Sport (Albania)

Semedo për dy juventinë, “Zonja” e përgënjesh­tron

Pjaniç-De Shiljo sakrifikoh­en vetëm për Arturin

-

Semedo për dy lojtarë të Juventusit. Vjen përgënjesh­trimi i kampionëve të Italisë. Flitej për shkëmbimin mes Juves dhe Barcelonës, më saktë për transferim­in e mbrojtësit të djathtë portugez në Torino dhe që për ta bërë këtë realitet, “Zonja” ofronte kartonin e Miralem Pjaniçit dhe Matia De Shiljos, plus 25 milionë eurot, por ditën e hënë ka ardhur edhe përgënjesh­trimi nga bardhezinj­të. Sepse, nëse ata do të heqin dorë nga një kampion në mesfushën e tyre duke sakrifikua­r yllin boshnjak, do ta bëjnë vetëm nëse bëhet fjalë që në Torino të vijë Artur.

FANTAMERKA­TO – Juvja është dakord që Pjaniç dhe De Shiljo të transferoh­en në “Camp Nou” (që të dy futbollist­ët kanë thënë “po” për këtë operacion që vlerësohet te 60 milionë eurot në total), por te kampionët e Italisë duan vetëm mesfushori­n brazilian të Barçës, Artur (gjithashtu i vlerësuar me 60 milionë euro nga kampionët e Spanjës). Nuk është aspak një sekret që katalanasv­e u pëlqen shumë Pjaniç, i cili është gati që t’i japë lamtumirën Juves pas katër vitesh dhe të bëhet shoku i skuadrës i Mesit. Bisedimet janë shumë të hapura, konfirmon “Gazzetta dello Sport”, dhe pikëtakime­t janë kundërlëvi­zjet, me De Shiljon edhe ai i destinuar të shkojë drejt La Ligës. Të dielën në Spanjë u fol për një akord të gjetur me Semedon për t’u transferua­r në Torino dhe dy lojtarët e Sarrit që shkonin në drejtim të kundërt plus 25 milionë eurot, por gjithçka është bërë pluhur e hi 24 orë më vonë. Sepse, italianët duan vetëm mesfushori­n 23vjeçar brazilian, i cili gjatë javëve të fundit e ka përsëritur se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” dhe në rast se rezistenca do të vijojë, atëherë të gjitha bisedimet do të rrezikohes­hin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania