Panorama Sport (Albania)

Seria A mund të nisë më 20 qershor, mjeku: Ndiqni Gjermaninë!

Starti më 13 qershor, vetëm vjen nëse ndalen infektimet

- Përgatiti: LEDIO NASE

Rinisja e Serisë A mund të shtyhet për 20 qershorin. Kjo sepse dekreti i 17 majit i firmosur nga Xhuzepe Konte, presidenti i këshillit, ndalon deri më 14 qershor çdo kompeticio­n sportiv: “Janë të pezulluara eventet dhe kompeticio­net sportive të çdo tipi dhe disipline, në vende publike apo private”, shkruhet. Për të rinisur më 13 qershor, siç ishte vendosur nga Liga e Serisë A, nevojitet pra një ndryshim që do të vijë në rast se nuk shpërthejn­ë infektimet. Qeveria pret të dhëna të tjera lidhur me infektimin. Nga qeveria kanë ardhur siguri drejtuar klubeve: priten të dhëna të tjera lidhur me infektimin, e nëse do të jenë pozitive, atëherë dekreti do të modifikohe­t. Shtyrja me një javë, me rinisjen e fiksuar nga 13 në 20 qershor, mund të bëhet një fakt i kryer nëse nuk do të gjendet një akord për stërvitjet në grup. Liga ka formuluar me shkrim korrektime­t e saj që tani i janë dërguar qeverisë dhe komitetit tekniko-shkencor: nyjet për t’u zgjidhur i përkasin karantinës në rast se dikush zbulohet pozitiv, organizimi­t të grumbullim­eve dhe përgjegjës­isë penale të mjekëve.

VAIA – “Data 13 qershor për rinisjen e futbollit dhe gjithë botës së sportit më duket diçka e mundshme. Kemi një muaj kohë, dy periudha të tjera të mundshme inkubacion­i dhe manifestim­i të simptomave të ‘COVID-19’ për të gjetur zgjidhjen më të mirë”. Kështu

ka folur Françesko Vaia, drejtori sanitar i institutit për sëmundjet infektive “Spallancan­i” të Romës dhe mes ekspertëve që po mbështesin komisionin mjeko-shkencor të Federatës Italiane të Futbollit. “Rinisja e sportit është sinjal i një vendi që shpreson, por

duhet bërë në siguri”, ka shtuar Vaia. “Virusin do e mposhtim përfundimi­sht me terapitë e posaçme dhe me vaksinën”.

LOGJIKA GJERMANE “Rinisja më 13 qershor në siguri? Mund të bëhet, duke rrezikuar sa më pak. Është e nevojshme të njihet data e nisjes

për të programuar stërvitjet”. Është shprehur me këto fjalë Enriko Kastelaci, ish-përgjegjës mjekësor i kombëtares italiane. “Nëse duam ta përfundojm­ë kampionati­n, nuk mund të hyjmë në logjikën e karantinës me një pozitiv. Duhet të ndjekim logjikën gjermane”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania