Panorama Sport (Albania)

Tension i lartë Mertens-De Laurentis, belgu ka një javë për të zgjedhur

Sulmuesi firmos rinovimin ose largohet, Interi në dritare

-

Më shumë se dy muaj karantinë. Nga ai takim i fillimit të marsit të kaluar, ka mbetur vetëm fotografia që i portretizo­n së bashku, të ulur në një tavolinë për të diskutuar rinovimin. Ai imazh i Dris Mertensit së bashku me Aurelio De Laurentisi­n i kishte hapur rrugë optimizmit: e kryer, sulmuesi qëndron te Napoli për dy vite të tjera, ishin titujt e gazetave ditën më pas. Por, në një distancë prej 70 ditësh, ekziston rreziku konkret që 33vjeçari belg t’i bashkohet Interit, ku e pret një kontratë dyvjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon. Në Milano do të gjente Romelu Lukakun, mikun e tij dhe shokun në kombëtare, “sponsorin” e parë.

– Disa futbollist­ë të Napolit, jo vetëm Mertens, gjatë fazës së diskutimit për rinovimet kanë vendosur disa kushte: janë shprehur gati të firmosin vetëm që presidenti të marrë në konsiderat­ë hipotezën për të anuluar procedimin lidhur me kërkesën e drejtuar arbitratit për gjobat dhe aksionet ligjore për të drejtat e imazhit. Përpara

këtij qëndrimi, De Laurentis ka ngritur një mur që, për momentin, duket i pakalueshë­m. Asgjë nuk ka mundur t’i kthejë mendje. Ndër të tjera, një “prapaktheh­u” i tij do të pritej si një sinjal dobësie, do të zvogëlonte figurën e tij prej kreu. Debatet e fillimit të nëntorit kanë gjeneruar një klimë kontrasti dhe gjithçka i kushtoi klimën Karlo

Ançelotit. Me Gatuzon është rikthyer disi qetësia e bashkë me të rezultatet. Në këtë mes De Laurentis nuk ka më asnjë synim të presë: Mertensit i ka dhënë një javë kohë për të vendosur nëse dëshiron të firmosë. Përndryshe, do të mund të gjejë një sistemim tjetër. Në atë rast, Interi do mund të hedhë hapin vendimtar drejt belgut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania