Panorama Sport (Albania)

Inter, Konte ka 4 “aktorë” për mesfushën

Sensi e Barela partnerët më të mirë, tani është shtuar Eriksen

- Përgatiti: LEDIO NASE

Tani ka kaluar vërtet aq shuma kohë që ndeshjet më të paharruesh­me rrezikojnë, pikërisht, të harrohen. Interi, gjatë fazës së fundit të sezonit, përpara ndalesës, ka regjistrua­r disa që nuk do të mbeten në memorie. Mes emergjencë­s së dëmtimeve, angazhimev­e të afruara dhe kohës së paktë për të studiuar zgjidhje të reja loja e zikaltërve ka pësuar disa hapa prapa. Justifikim­et nuk mungonin, shpjegimet “bazë” ishin kryesisht dy. Së pari: së bashku me lodhjen pakësohesh­in edhe xhirot e motorit, duke shndërruar një skuadër të mësuar duke ecur me njëqind në orë më pak të rrezikshme (ose më “normale”, për ta thënë si Konte). Së dyti: dëmtimet, fillimisht të Sensit e më pas të Barelës, i kishin ndërlikuar planet e trajnerit.

INTERI MË I MIRË – Antonio Konte gjatë këtyre muajve karantine në shtëpi ka pasur mënyrë të rishikojë çdo minutë të luajtur nga të tijtë: syri i tij do të ketë kapur me siguri detaje të tjera, por është e pamohueshm­e që edicionet më të mira të Interit të tij kanë qenë ato kur xhironin me njëqind në orë jo vetëm Brozoviç, por edhe dy italianët e shkurtër, totalisht në gjendje të luajnë njëkohësis­ht. Sensi kryente punën e “regjisorit” të shtuar, bënte më pak të parashikue­shëm frontin e aksionit dhe, duke u pozicionua­r në vertikale përpara kroatit, ofronte një

zgjidhje të menjëhersh­me për të lidhur mesfushën me sulmuesit. Ndërsa te Barela trajneri ka gjetur një inkursor jo tipik, por efikas, i aftë të kryejë më së miri të dyja fazat e lojës.

TRIPLOREGJ­I – Tani, kur stërvitjet do të kalojnë

nga individual­et tek ato kolektivet, do të rinisë gjithçka nga kjo trio. Këto javë të para pune mbi rezistencë­n dhe shpejtësin­ë duhet të kenë dhënë përgjigjet e para, rikuperimi­n e një forme fizike që do t’i lejojë skuadrës të veprojë në fushë me një ritëm të rrezikshëm.

Më pas do të kalohet në një fazë të re, rikuperimi­n e sigurive të lojës. Duhet kujtuar edhe një faktor i rëndësishë­m: merkatoja e janarit afroi edhe Kristian Eriksenin. Me danezin Konte do të ketë një “triploregj­i” Brozoviç-Sensi-Eriksen, manovër

që duket e pamundur në skemën 3-5-2. Megjithatë, përpara një rrotacioni të detyrueshë­m në periudhën që pritet të nisë, trajneri do të ketë mundësi të bazohet gjithmonë te dy “ndërtues” në fushë. Loja e Interit kalon me siguri nga këta të katërt.

 ??  ?? Barela
Barela
 ??  ?? Eriksen
Eriksen
 ??  ?? Sensi
Sensi
 ??  ?? Brozoviç
Brozoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania