Panorama Sport (Albania)

Donaruma, e ardhmja zbardhet për 10 ditë

Ulje rroge dhe bonuse, gati plani për firmën e Xhixhos

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Heshtja rreth “Casa Milan” gënjen. Këto ditë, por edhe ato që do të vijnë, janë të nxehta për Milanin në shumë aspekte. Njëri prej tyre lidhet me Xhanluixhi Donarumën. Klubi po lëviz dhe është në kërkimin e një zgjidhjeje që të mund t’i lërë të gjitha palët e kënaqura. Qëllimi bazë është rinovimi i kontratës së portierit që skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për një zgjatje të bashkëpuni­mit me një tjetër sezon, ndërkohë 21vjeçari do të duhet të pranojë edhe një ulje domethënës­e të pagesës. Nga 6 milionë euro në vit, Xhixho do të duhet të pranojë një rrogë prej 4 milionë teksa në akord do të përfshihen edhe një sërë bonusesh lehtësisht të arritshme në mënyrë që të ardhurat e numrit 99 të mos preken në mënyrë direkte.

HENDEKU - Zgjidhja e menduar nga drejtuesit kuqezinj mund të marrë “bekimin” Donarumës që nuk është se nuk do ta dëshironte një tjetër vit te Milani, aq më tepër që vitin tjetër është Europiani dhe gardiani dëshiron të mbërrijë në atë takim si protagonis­t absolut. Problemi, nëse mund ta përkufizoj­më si të tillë, duhet të jetë Mino Raiola. Dihet që ky i fundit nuk pëlqen të flasë për shifra që zvogëlohen, teksa edhe raporti i tij me krerët e “Djallit” nuk është ideal. Menaxheri i Xhixhos (por edhe i Ibrës apo Romanjolit) nuk e ka fshehur kurrë mosbesimin te drejtuesit milanistë, të cilët i sheh si shkaktarë kryesore të mediokrite­tit ku “noton” skuadra prej kohësh.

AFATE — Vendimi i Donarumës mund të ndikohet edhe nga emri i ri që do të ulet në pankinën kuqezi. Në kohë normale do të duhej pak nxitim sepse Seria A do të duhet të mbyllej pas një jave, por “COVID-19” i ka dhënë një ndihmë të madhe Milanit në këtë aspekt.

Ivan Gazidhis ka edhe disa ditë për të marrë një drejtim, e dhjetë ditët e ardhshme thuhet se do të hedhin më shumë dritë mbi të ardhmen e shumë kuqezinjve. Donaruma është pa dyshim në listën e “gjërave” të rëndësishm­e ndaj edhe bisedimet do të duhet të hyjnë në fazën kulmore.

PSG dhe Real qëndrojnë në pritje, por edhe Juvja nuk ka hequr dorë përfundimi­sht nga portieri, i cili nëse nuk arrin paktin me “Djallin”, do të duhet ta arrijë gjetkë pas askush në Milanon kuqezi nuk mendon ta lërë të largohet falas pas një viti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania