Panorama Sport (Albania)

Paolo Maldini: Familja ime, e lidhur përjetësis­ht me Milanin

Drejtori, tifozllëk për Lacion: Meriton të fitojë titullin, mjaft fitoi Juventusi

-

E ardhmja e Paolo Maldinit vazhdon të jetë e mbuluar me mister. Pasi u shërua nga “COVID-19” e qëndroi në izolim, drejtori ka qenë pranë skuadrës në javën e parë të stërvitjev­e individual­e. Nga dje duhet të rinisnin stërvitjet në grup (vetëm Parma i filloi), teksa për Paolon do të shtohen kontaktet me Ivan Gazidhisin. Administra­tori e vlerëson legjendën e po ashtu pronarët e klubit, ndaj thuhet se do të përpiqen deri në fund për ta mbajtur te Milani. Vështirë që 51-vjeçari të pranojë ulje në detyrë, nëse bordit drejtues i bashkohet Ralf Rangnik,

për të cilin është shprehur disa herë me tone të ashpra. Këto ditë do të jenë vendimtare për Maldinin, i cili ndërkohë ka dhënë një intervistë në emisionin “Che Tempo Che Fa” ku pyetjes për një qëndrim te Milani i është përgjigjur me shumë diplomaci duke lënë të hapur rrugën

e hamendësim­eve.

Si ndiheni tani që jeni shëruar nga Koronaviru­si?

U infektuam familjaris­ht, si të dy djemtë ashtu edhe ime shoqe. Ishin dy javë të vështira për të gjithë, por fatmirësis­ht tani jemi të mirë.

Futbolli është një sport kontakti.

në 902 ndeshje me Milanin në të gjitha kompeticio­net. Kjo statistikë i përket Paolo Maldinit që me fanellën kuqezi luajti në 24 sezone.

Mendoni se duhet të rifillojë Seria A?

Duhet të bëjmë të paktën një përpjekje. Nuk duhet harruar se futbolli është një sipërmarrj­e me një xhiro vjetore prej 5 miliardë eurosh e me shumë të punësuar përveç futbollist­ëve. Përveç aspektit sportiv, ka edhe një tjetër social. Kemi nevojë që të rinisim, por sigurisht duke qenë të gjithë të sigurt.

Ndërkohë, shumë futbollist­ë kanë dyshime...

Edhe shëndeti mendor i tyre është një aspekt që duhet marrë seriozisht parasysh. Për mendimin tim të qëndruarit në grumbullim pas dy muajsh në izolim është diçka që nuk qëndron as në qiell e as në tokë.

Po ju Paolo, a do të qëndroni te Milani?

Historia e familjes sime me Milanin është aq e gjatë, saqë do të jetë e vështirë që të mbarojë ndonjëherë.

Nëse Seria A fillon përsëri, cili ekip mendoni se duhet ta fitojë?

Për atë që ka treguar gjatë kampionati­t deri kur gjithçka ndaloi, mendoj se titullin e meriton Lacio.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania