Panorama Sport (Albania)

Koleka: Të anulohet sezoni, nuk e duam titullin kështu

“S’duam që të përfitojmë nga problemet e ekipeve të tjera”

- ARTIN LLESHAJ

Në fundjavën e kaluar Federata Shqiptare e Basketboll­it zhvilloi një mbledhje “online” me drejtuesit e klubeve, ku u diskutuan problemati­kat e kësaj periudhe, si dhe mundësitë për një rifillim të mundshëm të kampionate­ve. Tek ekipet e Superligës të meshkujve u vunë re dy rryma, ku Teuta, Partizani dhe Barleti Eagles kërkuan që sezoni të rifillojë, ndërsa Goga, Vllaznia dhe Tirana ishin për anulimin e kampionati­t. Nëse për durrsakët dhe shkodranët mund të konsideroh­ej i pritshëm një vendim i tillë, pasi janë ekipe me shumë lojtarë të huaj në përbërje dhe rikthimi i tyre paraqet shumë vështirësi, disi befasues mund të konsideroh­et zgjedhja e bardhebluv­e, sepse këta të fundit do të ktheheshin favoritë për titull, duke qenë se përbëhen me lojtarë tërësishmi­t vendës. Lidhur me këtë qëndrim të kryeqyteta­sve, gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me Angelo Kolekën, presidenti­n e shoqatës së basketboll­it Tirana. Drejtuesi i 20 herë kampionëve të Shqipërisë tregon arsyet përse nuk dëshiron që sezoni të vijojë. “Faktikisht për këtë vendim ka dy arsye: E para, është sepse ne nuk jemi hipokritë dhe nuk duam të përfitojmë në një situatë kur ekipet si Teuta,

Goga apo Vllaznia kanë përbërjen më të madhe me lojtarë të huaj. Këto skuadra janë të penalizuar­a në këtë situatë, kështu automatiki­sht ne dhe Partizani jemi më të favorizuar për fitimin e kampionati­t, duke qenë se kemi vetëm lojtarë vendorë.

Kjo është diçka komplet e padrejtë, pasi nuk do të ishte e ndershme që ne të përfitonim, në një kohë kur këto ekipe që kanë investuar. Një veprim i tillë nuk është në dinjitetin e skuadrës sonë. Tirana nuk e preferon një titull të marrë në kushte të tilla, pasi do të ishte një trofe i fituar falë problemeve të skuadrave të tjera, të cilat nuk mund të rikthejnë dot lojtarët e huaj në përbërje. Nuk dëshirojmë të përfitojmë në të tilla situata dhe as të fitojmë tituj kartoni në tavolinë”, deklaron Koleka. Më

pas drejtuesi i kryeqyteta­sve thotë se në këtë vendim ndikon edhe aspekti financiar: “Arsyeja e dytë ka të bëjë me një tjetër faktor shumë të rëndësishë­m, pasi ne si ekipe duhet të investojmë miliona lekë për rifillimin e kampionati­t, ndërkohë në rastin e parë kur mund të dalë një lojtarë pozitiv me ‘COVID-19’, automatiki­sht do të ndërpritej sërish kampionati. Kështu që, nuk e shikojmë të arsyeshme, pasi do të ishte më mirë që të mbyllej këtu kampionati. Të mos ketë as fitues dhe as të rënë nga kategoria dhe të fillojmë të përgatitem­i për vitin tjetër”.

LIGA RAJONALE Koleka në fund komenton edhe idenë e krijimit të ligës rajonale me skuadra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, një temë kjo shumë e diskutuar në javët e fundit: “Ideja e

ligës rajonale është shumë e bukur. Është diçka që do të favorizont­e ngritjen e basketboll­it në Shqipëri, sepse ne jemi shumë më mbrapa se Kosova. Ndërsa nga ana ekonomike jemi më të penalizuar se të tjerët, duke qenë se nuk kemi sponsorët që kanë ekipet kosovare. Megjithatë, është e domosdoshm­e që të ulemi dhe të flasim me të tria federatat. Z.Ponari në këtë rast ka shumë të drejtë, pasi dëshiron të bëjë diçka në të mirën e basketboll­it, por duhen diskutuar çështje si sponsori gjeneral, të drejtat televizive, çfarë përfitimes­h do të kenë ekipet. Në bazë të këtyre më pas ne si klube të bëjmë një plan buxheti, që sa lekë do të shtojmë për të filluar në këtë ligë. Sepse, në të kundërt është e kotë, pasi vetëm me paratë e tyre, ekipet shqiptare nuk ia dalin dot”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania