Panorama Sport (Albania)

Ermal Kraja kundër federatës: Ndryshimi i formulës, i pakuptimtë

VOLEJBOLL / Trajneri i Vllaznisë shpreson te rifillimi i sezonit

-

Si të gjitha sportet, edhe volejbolli për më shumë se dy muaj vijon të jetë i bllokuar, për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit dhe ende nuk ka një përgjigje se si do të veprohet me pjesën e mbetur të sezonit, duke qenë se aktivitete­t sportive në salla të mbyllura vijojnë të jenë të ndaluara. Ermal Kraja, trajneri i Vllaznisë në volejboll për meshkuj, po pret me padurim që të hapet drita jeshile dhe shpjegon përse është shumë e nevojshme që të rinisë sezoni. “Ne shpresojmë që kampionati të rifillojë, pasi është shumë e rëndësishm­e që të jemi në aktivitet. Jemi një sport që rrezikojmë shumë dhe e kam thënë disa herë që volejbolli është i varfër, ndërsa pushimi i gjatë mund të na varfërojë edhe më tepër”, është shprehur Kraja për “Shkodra Sport”. Më pas trajneri i Vllaznisë kundërshto­n idenë e hedhur nga federata, ku është propozuar që nëse do të jenë kushtet për të rifilluar, do të kalohet direkt në “play off” mes 4 ekipeve të para. “Shpresojmë që kampionati të nisë aty ku është ndërprerë dhe të zgjidhet çdo gjë në parket. Ideja për ‘play off’ me 4 skuadra më duket e pakuptimtë, pasi duhet të pyeten të gjitha ekipet. Nuk e kuptoj këtë reagimin e federatës që nuk interesohe­t për asnjë moment për ekipet pjesëmarrë­se në kampionat. Shpresoj që të ketë një diskutim me të gjitha ekipet për mënyrën se si duhet veprohet me vazhdimin e sezonit, por kjo ide për të ndryshuar formulën është diçka shumë e padrejtë”, thotë Kraja, i cili e mbyll prononcimi­n e tij duke folur në fund për gjendjen e ekipit të tij: “Lojtarët kanë mundur ta ruajnë formën në kushte karantine, por momentalis­ht ata janë kujdesur vetëm për formën fizike, pasi kontaktin me topin e kanë pasur të pamundur”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania