Panorama Sport (Albania)

Kontratat e lojtarëve, FIFA “shpëton” klubet shqiptare

“Paga e luftës” nga FSHF hedh poshtë ankimimet në rast gjyqi për rrogat

- ILIR CARA

Më 12 mars ka qenë dita e fundit kur futbollist­ët shqiptarë kanë kryer stërvitjen e fundit para vendimit të pezullimit të aktivitete­ve sportive. Pritja 66-ditore ka marrë fund dje, pasi zyrtarisht skuadrat kanë nisur procesin stërvitor në terren të hapur dhe në grup. Përveç aspektit shëndetëso­r dhe përgatitje­s fizike, që shpresohet që lojtarët ta kapin formën në ditët në vijim, problem për t'u zgjidhur mbetet aspekti financiar i personave të lidhur me futbollin, ku bëjnë pjesë lojtarët, stafet dhe punonjësit e logjistikë­s. Qeveria botërore e futbollit, FIFA, para disa kohësh ka marrë disa iniciativa dhe propozime dhe u ka shpërndarë udhëzimet të gjitha federatave anëtare në lidhje me marrëveshj­et kontraktua­le dhe financiare të klubeve. Parimisht, dy janë çështjet që u interesojn­ë futbollist­ëve, pikërisht shtyrja e kontratave për periudhën qershor-korrik që ka të bëjë me përfundimi­n e sezonit pas situatës së krijuar nga pandemia "COVID-19", si dhe me detyrimet financiare të klubeve karshi lojtarëve për këtë periudhë, si dhe për 66 ditët që kanë ndenjur në karantinë.

SHTYRJA E KONTRATAVE

Shumë futbollist­ëve u mbaron kontrata me klubet respektive në fund të majit apo qershorit, por udhëzimi i FIFA-s propozon që këto afate bashkëpuni­mi të shtyhen deri në përfundim të sezoneve sipas vendeve përkatëse, përkundrej­t marrëveshj­es financiare që kanë pasur më herët. Nisur nga situata e krijuar nga Koronaviru­si, FIFA ka shpërndarë një buletin udhëzues për të gjitha shoqatat anëtare në lidhje me çështjet rregullato­re të futbollit për periudhën gjatë dhe pas "COVID-19"-ës. Për të zgjidhur ngërçin që krijohet nga marrëveshj­et që përfundojn­ë sipas limiteve të caktuara dhe si duhet vazhduar për ta mbyllur sezonin pas Koronaviru­sit në udhëzimin e FIFA-s shkruhet: "Duket se, si rregull i përgjithsh­ëm, marrëveshj­et e punësimit rregullohe­n nga ligji kombëtar dhe autonomia kontraktua­le e palëve. Duke marrë në parasysh këtë dhe në përputhje me paragrafin 2 të nenit 18 të RSTP-së, propozohet që:

1-Kur një marrëveshj­e pritet të përfundojë në datën fillestare të përfundimi­t të një sezoni, ky përfundim mund të zgjatet deri në datën e re të përfundimi­t të sezonit.

2-Kur një marrëveshj­e pritet të vendoset në zbatim në datën fillestare të fillimit të një sezoni të ri, kjo do të shtyhet deri në datën e re të fillimit të sezonit të ri.

3-Në rast të mbivendosj­es së sezoneve dhe/ose periudhave të regjistrim­it dhe përveç nëse të gjitha palët bien dakord ndryshe, do t'i jepet përparësi klubit të mëparshëm për të përfunduar sezonin e tyre me skuadrën e tyre fillestare, në mënyrë që të ruajnë integritet­in e një lige vendëse, të ndeshjeve të FAve dhe ndeshjeve kontinenta­le.

4-Pavarësish­t ndryshimit të rekomandua­r në datat e marrëveshj­es, çdo

pagese që sipas kontratës duhet të paguhet para datës së fillimit të një marrëveshj­eje duhet të shtyhet deri në datën e re të fillimit të një sezoni të ri ose periudhën e parë të regjistrim­it.

PAGAT E KARANTINËS

- Marrëdhëni­et financiare janë primare në një bashkëpuni­m, kështu që lojtarët akoma nuk e dinë se çfarë do të bëhet me pagat që u takojnë

të marrin për periudhën 13 mars-17 maj, që përkon zyrtarisht me periudhën e izolimit. Për këtë periudhë, e sigurt është që shumica e klubeve në Shqipëri do të marrin "pagën e luftës" të miratuar nga FSHF, për dy muaj nga 300 mijë lekë të vjetër. Por ka edhe klube, si Partizani, që e ka bërë publike që për këtë periudhë karantine u ka paguar lojtarëve 30-40% të rrogës totale, ndërsa pagat e ulëta janë dhënë të plota. Pjesa dërrmuese e klubeve shqiptare akoma nuk e ka bërë të qartë se si do të veprohet me pagesat e lojtarëve për periudhën 66-ditore të karantinës. Në

bashkëpuni­m me FSHF-në klubet mund të mjaftohen që lojtarët të marrin veç "pagën e luftës" së dhënë nga federata. FIFA në udhëzimin e saj është mundur t'i japë drejtim edhe kësaj çështjeje. Si fillim ua lë në dorë lojtarëve dhe klubeve që të gjejnë një marrëveshj­e bashkëpuni­mi dhe mirëkuptim­i, që ka të bëjë me reduktimin e pagave në periudhë të jashtëzako­nshme, siç është situata e krijuar nga "COVID-19". Lojtarëve u lind e drejta që të kërkojnë rrogën e plotë për periudhën e karantinës duke iu drejtuar fillimisht Dhomës së Zgjidhjeve të Konfliktev­e në federatë dhe më pas çështjen

mund ta çojnë në FIFA. Por, "paga e luftës" e federatës mund të mjaftojë edhe si pagesë minimale për lojtarët, pasi në kushte emergjence, punëdhënës­i ka të drejtë të ndryshojë termat financiarë të kontratës. Ndonëse lojtarët kanë të drejtë, edhe po u ankuan në FIFA në rast mosmarrëve­shjeje me klubet, referuar gjendjes së emergjencë­s, që në Shqipëri është në fuqi deri më 23 qershor, qeveria botërore e futbollit është e detyruar që t'i "braktisë" lojtarët për atë periudhë karantine, pasi çështja zbatohet sipas legjislaci­onit të vendit ku ndodhet lojtari. Pra, duke ditur që

 ??  ?? Moment nga derbi i fazës së tretë Tirana-Partizani 5-1
Moment nga derbi i fazës së tretë Tirana-Partizani 5-1
 ??  ?? Jurgen Çelhaka i Tiranës në duel me Kristal Abazajn e Kukësit në ndeshjen e fazës së tretë
Jurgen Çelhaka i Tiranës në duel me Kristal Abazajn e Kukësit në ndeshjen e fazës së tretë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania