Panorama Sport (Albania)

Egbo: Frikë nga dëmtimet, ja kur do flas me Halilin

"Në Gjermani e vuajtën që ditën e parë, prandaj druhem shumë"

- OLSI AVDIAJ

E manuel Egbo men don se Tirana e tij do të dalë kampione. Në një intervistë për mediat, ditën e parë të stërvitjes, trajneri i Tiranës foli për përgatitje­n e ekipit, çfarë pret nga skuadra dhe nëse do ta fitojë titullin apo nëse rrezikohet vendi i parë. Egbo vë gjithashtu alarmin për dëmtimet e mundshme, duke i dalë në krah Kosta Janit, trajnerit tjetër të bardhebluv­e.

Pas më shumë se gjashtëdhj­etë ditësh skuadra del në stërvitje, por nën kushte të rrepta sanitare...

Më në fund kthehemi në fushë. Është një çlirim për të gjithë futbollist­ët e kampionati­t dhe Tiranës. Sot fillon zyrtarisht stërvitja dhe kampionati. Ata janë stërvitur individual­isht, por sot kemi stërvitje zyrtare ashtu siç kemi punuar para nisjes së kampionati­t. Mendoj se është një ndjesi e mirë për të gjithë, sepse po kthehemi në punë për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë.

Janë shumë pak ditë për ta konsiderua­r si fazë përgatitor­e. Keni një plan konkret për formën e stërvitjes?

Nuk ekziston asnjë plan që mund të arrijmë atë që duam, pra të çojmë futbollist­ët në nivelin që i kishim para mbylljes së marsit. Pashë edhe statistika­t e Bundesligë­s në ditën e shtunë. Nga gjashtë ndeshje ishin dëmtuar tetë lojtarë. Dhe llogarit që ata kanë një muaj e ca stërvitje dhe janë në këtë gjendje. Më pas, çfarë do të ndodhë nuk e di. Kemi edhe 13 ditë për t'u stërvitur, por kjo është jeta, këto janë kushtet për të gjithë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme për të futur lojtarët në formën më të mirë të mundshme për vazhdimin e kampionati­t. Vetëm 10 javë për të arritur te titulli kampion. Para se të ndërpritej kampionati, ishit shumë afër titullit. Ju shqetëson ndërprerja dhe e rrezikon rrugën e titullit?

Nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk mund ta ndryshojmë as botën dhe as Koronaviru­sin. Siç është situata do të bëjmë më të mirën. Do të përshtatem­i me kushtet që kemi. Do të bëjmë punën tonë dhe me ndihmën e Zotit do të arrijmë në rrugën e drejtë. Rinisja e kampionati­t ishte zgjidhja më e drejtë për ekipin e Tiranës pas pandemisë?

Nuk është vetëm çështja e vendimit tonë. Nëse edhe shumica e klubeve kanë dhënë mendimin e tyre, kjo nuk ka rëndësi. Fundja çfarë rëndësie ka tani, që jemi duke filluar kampionati­n. Dyshimi është mbyllur, tani mendja jonë edhe te përgatitja e skuadrës. Do të keni skuadrën magjike që kishit para ndërprerje­s së kampionati­t?

Do të jetë e vështirë, por të shohim. Duhet të kontrolloj­më sa është forma e lojtarëve, 50-60 për qind. Po kontrolloj­më me kujdes lojtarët. Tani do të shohim se si sillen në grup. Presidenti Refik Halili javë më parë konfirmoi qëndrimin tuaj në krye të skuadrës...

Të mbarojë njëherë sezoni dhe pastaj është radha e kësaj historie. Ju e dini që unë mendoj për atë që kemi përpara. Të fillojmë dhe mbarojmë kampionati­n dhe më pas të mendojmë për sezonin e ri. Gjithsesi, është kënaqësi. Tirana është klubi me të cilin kam debutuar në Shqipëri. E di që nuk them se do të bëhet ajo që ka vendosur Zoti. Gjërat e mira bëhen gjithmonë bashkë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania