Panorama Sport (Albania)

Lautaro, Barcelona e do për 10 vitet e ardhshme

-

Barcelona e ka gjithçka të qartë. Treni "Lautaro Martinez" kalon në këto momente dhe duhet kapur menjëherë, pavarësish­t faktit se edhe për një vit tjetër do t'i besohet sërish Luis Suarezit. Sulmuesi argjentnas i Interit konsideroh­et si një blerje strategjik­e për dekadën e ardhshme dhe do të konsideroh­et si një nga shtyllat kryesore të Barcelonës, e cila me kalimin e kohës duhet të rinovohet. Çmimi i tij në këtë merkato është 111 milionë euro, por Barcelona nuk ka ndërmend ta paguajë këtë vlerë. Dëshiron që të përfshijë lojtarë që i pëlqejnë Interit për të ulur çmimin. Stafi teknik dhe drejtuesit mendojnë se Lautaro duhet transferua­r tani, sepse ndoshta Interi mund t'i vendosë një klauzolë më të lartë dhe ai do të bëhet i paarritshë­m si Mbape apo Herri Kejn. Katalanasi­t i kanë të qartë futbollist­ët e të ardhmes dhe ata janë portieri Ter Shtegen, Frenki De Jong dhe Lautaro Martinez. Këta të tre do të përbëjnë themelet e Barcelonës së ardhshme dhe për këtë fakt katalanasi­t do të bëjnë një sforco ekonomike për argjentina­sin. Luis Suarez është drejt fundit të karrierës së tij në nivelet e larta dhe Lautaro do të marrë fanellën me numër 9 për ta mbajtur atë në vitet e ardhshme në ekipin katalanas. Kjo do të thotë se Barcelona ka braktisur Nejmarin dhe i ka përqendrua­r të gjitha forcat te lojtari i Interit. Nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse oferta e Barcelonës me kërkesën e Interit kanë shumë diferenca

dhe palët po punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Antonio Kontes nuk i pëlqejnë lojtarët që ofron Barcelona dhe zikaltrit kërkojnë që klubi të paguajë klauzolën. Nuk dihet ende se si do të rrjedhin ngjarjet, por e sigurt është që bisedimet mes palëve kanë

qenë të shumta dhe Barcelona shpreson që të arrijë sa më shpejt një përgjigje nga Interi, i cili po punon për të gjetur zëvendësue­sin. Dris Mertens u zbeh si çështje sepse ka pranuar të rinovojë me Napolin, ndërsa emrat e tjerë janë Verner, Obamejang dhe Kavani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania