Panorama Sport (Albania)

Legjenda bardheblu: Partizani, fëmija planprishë­s i Tiranës

“Musta ishte i jashtëzako­nshëm dhe atdhetar, por nuk i di gjërat”

- OLSI AVDIAJ

Nuri Bylyku, njeriu që ka kaluar 38 vite të jetës së tij te klubi i Tiranës, e cilëson Partizanin si djalin plëngprish­ës të bardhebluv­e. Duke marrë në konsiderat­ë edhe deklaratat e disa personazhe­ve të shquara të klubit të kuq, ai i kundërshto­n ato duke rreshtuar një sërë faktesh dhe është i bindur se Tirana ka qenë e persekutua­r në sistemin monist. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ishkapiten­i dhe më pas zyrtari i klubit thotë se shpeshherë bardheblut­ë e kanë pësuar pa të drejtë nga zyrtarët e klubit të Partizanit, të cilët asokohe, sipas tij, bënin ligjin. “Partizani lindi si fëmija plëngprish­ës i Tiranës. U ndërtua nga tetë lojtarë të Tiranës që dolën kampionë të Shqipërisë më 1942, kampionat që nuk njihet nga federata, dhe dy të Vllaznisë. Një histori e gjatë, me Partizanin, plëngprish­ësin e Tiranës”, thotë ai.

Zoti Bylyku, ju keni qenë lojtar, trajner dhe drejtues i Tiranës për 38 vite. Së fundmi, disa diskutime në distancë për titullin e vitit 1989 janë shndërruar edhe në një debat për mënyrën se si trajtohesh­in Tirana dhe Partizani në monizëm. Ju ç’mendim keni?

Si fillim, ju falënderoj. E vërteta është ndryshe, por po ju them që në fillim se gjatë intervistë­s sime nuk do të flas me emra të përveçëm. Shumica e njerëzve nuk jetojnë dhe nuk mund të flasim për ata apo të gjykojmë të shkuarën. Nuk dua të trazoj askënd. E vërteta është që Tirana ka qenë e persekutua­r nga sistemi, veçanërish­t në çdo sport. Unë kam qenë lojtar i Partizanit, kam debutuar me atë fanellë, kam dy kampionate me atë klub, por dua që gjërat të thuhen ashtu siç janë. Edhe im vëlla ka luajtur me dy klubet dhe është themelues i Partizanit. Tirana është luftuar dhe persekutua­r gjithmonë, ndërsa Partizani ka pasur fuqi në atë kohë.

Si u lidhët me Partizanin?

Kisha luajtur më parë me moshat. Me Partizanin u lidha kur isha ushtar në marinë. Në një ndeshje në Durrës shënova disa gola. Ishte fundviti i 1956-ës. Në Durrës ndodhej një delegacion i huaj ushtarakës­h dhe luanin me qejf. Zhvilluam një ndeshje me ta dhe jo vetëm fituam, por unë spikata në atë takim. Petrit Dumja më thotë: “Do të shkosh te Partizani”. Shkova, por nuk kisha vend në ekip, pasi ata ishin inxhinierë­t e futbollit. Emra të mëdhenj. Kam luajtur me Panajotin në një skuadër me të rinjtë, te Tirana. Më pas Pano kaloi te Partizani, unë qëndrova te Tirana. Më pas u bëra drejtues dhe në 1984-ën fituam spartakiad­ën e 40-vjetorit, ku fituam 160 nga 180 medaljet.

Pse u ndatë me Partizanin?

E thashë, sepse s’kisha vend në skuadër. Po kështu tri ditë para se të shkonim në Lajpcig, mua dhe Bert Jasharin na thërret trajneri ynë, në Shtëpinë e Oficerëve. Na jep një letër. “Firmosni pak se me t’u kthyer nga Lajpcigu do shkojmë në Bullgari për një ndeshje”. E marr dhe lexoj: “Jam dakord të rri kapter me Partizanin”. Nuk pranova. Kur po hipja në avion në Laprakë, më zbresin nga avioni. Më pas kalova te Tirana, pasi u çmobilizov­a.

Si e keni parë rivaliteti­n Tirana-Partizani në ato vite?

Partizani lindi si fëmija planprishë­s i Tiranës. U ndërtua nga tetë lojtarë të Tiranës që dolën kampionë të Shqipërisë më 1942, kampionat që nuk njihet nga federata, dhe dy të Vllaznisë. Një histori e gjatë, me Partizanin, plëngprish­ësin e Tiranës. Ne, Tiranën, na mbronte populli, jo vetëm tifozët e Tiranës, por edhe ata të Partizanit e më pas Dinamos. Na respektont­e çdo kundërshta­r, por sistemi na ka dëmtuar. Shtëpitë dhe favorizime­t nuk kanë ekzistuar dhe çdo gjë ka qenë individual­e. Ah, se harrova, trajnerët që të gjithë ishin të Tiranës. Madje, po ju them se Tirana u prish që në fillim me plan.

Mund të na thoni ndonjë shembull?

Po ju marr një ndeshje të kampionati­t të ‘59-ës. E anuluan ndeshjen me Elbasanin për arsye qesharake. E gjithë kjo sepse u ankua një zyrtar i Partizanit në federatë.

Mund të jeni pak më i qartë?

Historia ishte e tillë: Met Metanit i ra kapela brenda vijës fatale dhe Tirana, paçka se kishte fituar, u detyrua që të shihte se si iu anulua ndeshja. Dhe më pas Partizani fitoi kampionati­n. Për të mos folur për marrjen ushtarë të lojtarëve të mëdhenj si Fatmir Frashëri dhe Ali Mema. Duhet të kishim luajtur në Kupë me ata në skuadër. Po ju kujtoj se Tirana ka fituar Kupën e parë të Republikës pas luftës dhe më pas kthyem titullin kampion te Tirana në vitet ‘60. Por, ka edhe të tjera...

Cilat janë?

Humbëm kampionati­n e ‘67-ës për një sherr në derbi (historia dihet), që nuk ishte fare sherr. Për herë të parë në jetën time kam parë policë në dhomat e zhveshjes. Ne ishim njoftuar më para që do të përjashtoh­eshim. Një lojtar i Partizanit, që është këtej nga mëhalla jonë, një ditë më tha: “Kujdes në ndeshje se do t’ju dënojnë...”. Më pas një miku ynë e përforcoi këtë situatë. Lymit (Allës) nuk ia thamë, se do të shkonte të zihej në federatë. Dhe më pas ndodhi sherri i madh dhe dënimi. Më pas një lojtarin tonë e morën në prokurori për deponim. Vulën e vuri shefi i zonës nga i cili vareshim ne, edhe ai tifoz i Partizanit. Na thirri dhe tha: “Na keni turpëruar para delegacion­it kinez në tribunë”. Ky ishte motivacion­i.

Fjalë qesharake e të rënda për atë kohë...

Më kujtohet një drejtor shkolle këtu në Tiranë bënte mbledhjen e këshillit pedagogjik ditën e enjte, që Bahri Ishka të mos vinte në ndeshjen e kontrollit. Dhe më e bukura është se shkolla ishte shumë pranë fushës sonë... Të mos flasim për Gëzim Kasmin që shkoi në Skrapar, Niko Xhaçkën në Pukë e më pas në Burrel, Skënder Hykën në Durrës, Ali Memën në Shkodër. Kishte edhe nga këto fjalë: “Me Gjermaninë Perëndimor­e bënin, këtu jo. Nuk i dua ata rrugaçë”.

Ndonjë rast tjetër?

Partizani do të nisej në Suedi për të luajtur në Europë dhe morën Tomorr Gjokën që ishte ushtar. Ne më pas fituam Kupën e Republikës me Besën dhe shkuam në Kupën Ballkanike. Do të luhej në Varna, Stamboll, Bukuresht, vajtjeardh­je. Ama Tomorrin e hoqën drejtuesit e skuadrës tonë, me arsyen se kishte gjyshin armik. Ishin ata drejtues që kishin ardhur për të shkatërrua­r klubin. I thashë drejtuesit të klubit të asaj kohe se gjyshi i Tomorrit nuk ka lindur pas Tomorrit, por para tij... Nuk është faji i tij. E lanë në Tiranë. Në 1958-ën Tirana shkoi në një turne sindikatas­h në Bashkimin Sovjetik. Nipi i Qazim Mulletit, Bedri Stërmasi, ishte komshi me Telo Mezinin, këtu te “Fan Noli” ku ka jetuar edhe Todi Lubonja. Teloja ishte sekretari i Partisë i Tiranës, por firmosi që të dilte jashtë vendit. Shkuan me një avion “Tu-104” që nuk zbriti më në Tiranë. Sapo erdhi në Tiranë skuadra, Telo Mezinin e çuan në Sarandë.

Pse?

Sepse zbuti luftën e klasave... Rrapo Dervishi kohë më pas bëri një mbledhje për kalimin e Panajot Panos te Parti

“Met Metanit i ra kapela brenda vijës fatale dhe Tirana, paçka se kishte fituar, u detyrua që të shihte se si iu anulua ndeshja. Dhe më pas Partizani fitoi kampionati­n. Për të mos folur për marrjen ushtarë të lojtarëve të mëdhenj si Fatmir Frashëri dhe Ali Mema”

 ??  ?? Ekipi i Tiranës në vitet ‘60, Bylyku në rreth
Ekipi i Tiranës në vitet ‘60, Bylyku në rreth
 ??  ?? Nuri Bylyku, ish-kapiteni dhe ish-shefi i klubit Tirana
Nuri Bylyku, ish-kapiteni dhe ish-shefi i klubit Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania