Panorama Sport (Albania)

Albi Doka firmos te HNK Gorica në Kroaci

Kontratë 2-vjeçare me HNK Gorica, zyrtarizim­i do të bëhet pas përfundimi­t të këtij sezoni

- JORGIS MEMO

Albi Doka zgjedh Kroacinë për të vazhduar karrierën. Edhe pse është munduar të mbajë gjithçka të fshehtë, pasi i mbeten ende edhe pak ditë kontratë me Tiranën, “Panorama Sport” ka mësuar nga burime të sigurta se ai është futbollist­i më i ri i klubit kroat, HNK Gorica. Prej ditësh mbrojtësi i djathtë ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin që militon në Superligën e Kroacisë. Ai është ndjekur prej kohësh nga skautët e kësaj skuadre dhe pas bisedimeve të vazhdueshm­e është bindur për të firmosur. Klubi dhe lojtari nuk e kanë zyrtarizua­r marrëveshj­en për faktin se presin që të mbyllet njëherë kontrata me Tiranën. Megjithatë, është fakt tashmë se Doka do të largohet nga bardheblut­ë me parametra zero. Drejtuesit kryeqyteta­s nuk arritën të bindnin Dokën për të rinovuar marrëveshj­en dhe kësisoj nuk do të përfitojnë asgjë nga ky transferim i lojtarit në klubin kroat. 22-vjeçari ka qenë edhe në planet e Lokomotivë­s së Zagrebit, por drejtuesit e Goricës u treguan më konkretë, duke bindur lojtarin me ofertën që i bënë. Ende nuk dihet paga mujore që Doka do të marrë në skuadrën e re, por gjithsesi ai ka firmosur tashmë një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi, e cila hyn në fuqi për sezonin 2020-2021.

HNK Gorica pozicionoh­et në vendin e 6-të të kampionati­t kroat dhe drejtohet nga një trajner me origjinë nga Lituania, Valdas Dambrauska­s. Në përbërje të Goricës janë edhe lojtarë me kombësi nigeriane, senegaleze, polake, serbe etj. Mbrojtësi i krahut të djathtë do të luajë me Tiranën edhe në muajt qershor dhe korrik e më pas të vazhdojë karrierën në Kroaci. Prej katër sezonesh Doka luan në Superiore, duke debutuar me fanellën bardheblu që 17 vjeç. Nëntë herë ai është aktivizuar edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, duke qenë një nga talentet më premtuese të dala nga akademia e Tiranës. Por, për shkak se kontrata e tij me 24 herë kampionët përfundon me mbylljen e këtij sezoni, klubi kryeqyteta­s ka humbur një shans për të arkëtuar të ardhura të konsiderue­shme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania