Panorama Sport (Albania)

Bajerni test para Dortmundit, Flik: Kujdes Frankfurti­n

"T'i marrim sfidat një nga një, klasikja të presë"

-

Bajerni i Mynihut do të luajë sot përballë Frankfurti­t një ndeshje delikate për titullin kampion. Në një "Allianz Arena" të boshatisur, bavarezët kërkojnë me patjetër të marrin tri pikë për të ruajtur diferencën me ndjekësit e Dortmundit që do të ndeshen në 15:30 me Volfsburgu­n. Trajneri Hansi Flik u shpreh se skuadra e tij nuk mendon për klasiken, por vetëm për Frankfurti­n.

Sa e rëndësishm­e është ndeshja me Frankfurti­n?

Jemi përgatitur në mënyrën më të mirë për këtë ndeshje, kemi analizuar takimin në Berlin dhe kemi evidentuar gabimet tona. "Shqiponjat" do të vijnë në Mynih për të bërë lojën e tyre. Ata luajnë një futboll të shpejtë dhe atraktiv. Jam i sigurt që nuk do të jetë një shëtitje në park.

Jeni i kënaqur për rinovimin e Manuel Nojerit?

Këtu në Mynih të gjithë e dinë që Manuel Nojer është portieri më i mirë në Botë për momentin. Unë, stafi im dhe lojtarët jemi shumë të lumtur që Manueli do të vazhdojë të jetë pjesë jona edhe për dy sezone të tjera. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur për të dhe për klubin tonë. Tani ai do të mendojë i qetë për atë çfarë do të ndodhë në fushë.

Duket se mbrojtja me 4 ka funksionua­r, do të vazhdoni të luani kështu?

Alaba dhe Boateng kanë bërë një punë të shkëlqyer në

prapavijë. Kemi mbrojtjen më të mirë në kampionat. Hernandez vazhdon të jetë i dëmtuar, në stërvitje të gjithë lojtarët japin maksimumin dhe shumë herë kanë qenë të pafat pasi janë dëmtuar. Por ajo që vlerësoj te Lukas është ana psikologji­ke, ai është

shumë i fortë. Jam i kënaqur me mbrojtjen me katër dhe për momentin nuk dua të rrezikojë asgjë.

Si është gjendja e lojtarëve para Frankfurti­t?

Gnabri është drejt rikthimit, Tiago duhet të presë ende. Zyle vazhdon të stërvitet dhe

kërkon të rikthehet sa më shpejt me skuadrën. Por, është e kotë që ne të rrezikojmë pasi duhet të mendojmë edhe për sezonin e ardhshëm. Lojtarët u dukën të lodhur në ndeshjen ndaj Unionit, çfarë do të ndryshojë në takimin e radhës?

Në këtë periudhë është e rëndësishm­e që të kemi një mendje të kthjellët. Është një situatë jo e lehtë dhe e pazakontë për të gjithë. Nëse jemi të qetë në kokë, në fushë performanc­a do të jetë pa dyshim më e lehtë.

Lufta për titull do të jetë mes jush dhe Dortmundit. Sa po mendoni për klasiken?

Nuk mund të përjashtos­h asnjë skuadër nga gara pasi janë edhe tetë ndeshje për t'u luajtur. Për momentin kemi krijuar një distancë që sigurisht nuk është komode. Por, nuk po mendojmë kurrsesi për ndeshjen me verdhezinj­të pasi do të luajmë një sfidë delikate me Frankfurti­n që nesër (sot) do të japë shpirtin në fushën e lojës.

Boateng u shpreh se falë jush ndihet ende i rëndësishë­m te Bajerni, cili është sekreti?

Ai ka edhe një vit kontratë me ne. Zherom është një ishlojtar i kombëtares dhe një ish-kampion bote. Eksperienc­a e tij është e nevojshme për skuadrën. Fizikisht ai po kalon një moment të mirë dhe kjo bën që paraqitja në fushë të jetë pozitive. Jam i kënaqur me të.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania