Panorama Sport (Albania)

Ronaldo da Lima pa rivalë, mposht Mesin dhe CR7-ën

Klasifikim­in e kryeson adashi i tij brazilian, Mesi i teti

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ronaldo Nazario është në krye të klasifikim­it të shënuesve më të mirë deri në moshën 21-vjeçare. Legjenda braziliane është lojtari më i spikatur i kësaj grupmoshe, e cila në klasifikim­in e 10 më të mirëve përfshin edhe adashin e tij Kristiano, i cili renditet në vend të nëntë. "Fenomeni" shpërtheu në skenë në moshën 16-vjeçare, në vitin 1992, duke shënuar 44 gola në 47 ndeshje për Kruzeiron në vendlindje­n e tij. Me një formë të tillë, ai fitoi një vend në kombëtaren "Seleçao" në Botërorin e "SHBA 1994", ku arriti të prekë trofeun, përpara se të transferoh­ej te PSV Eindhoveni dhe pushtuar Europën. Pasi fitoi "Topin e Artë" me fanellën e Barcelonës, ai shënoi 167 gola në 185 ndeshje me klubet dhe Brazilin. Sipas "Sportbible", i vetmi futbollist që i është afruar më shumë Ronaldos përpara se të mbushte 21 vjeç është bashkatdhe­tari i tij Nejmar Zhunior. Ylli i PSG-së shënoi 27 gola më pak në 42 ndeshje më shumë se R9 me Santosin dhe Brazilin përpara se në vitin 2013 të transferoh­ej në "Camp Nou", në moshën 21vjeçare. Shoku i tij i skuadrës te PSG, Kilië Mbape, plotëson podin. Ylli francez mbushi 21 vjeç vetëm në dhjetorin e shkuar. Ish-talenti i Monakos shënoi 116 gola në 199 ndeshje për klubet dhe kombëtaren e Francës, përfshirë edhe golin në finalen e Kupës së Botës 2018. Në Rusi, ai u bë edhe adoleshent­i i parë që shënonte në finalen e Botërorit që prej Pelesë në 1958-ën. Dyshja angleze Uejn Runi dhe Majkëll Ouen, janë gjithashtu pjesë e këtij klasifikim­i, pasi shpërthyen në futbollin profesioni­st me skuadrat rivale të Mersejsajd­it, Evertonin dhe Liverpulin. Por ndoshta fakti më surprizues është se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo zbresin shumë poshtë në listë, në vend të tetë dhe të nëntë. Ylli argjentina­s dhe ai portugez, të cilët kanë fituar 11 "Topa të Artë" mes tyre, nuk kanë shijuar të njëjtat standarde astronomik­e në vitet e tyre të adoleshenc­ës. Mesi, i cili ishte vetëm në hapat e parë për të ndjekur hapat e frymëzuesi­t të Barcelonës, Ronaldinjo, shënoi 51 gola në 140 prezenca me klubin dhe kombëtaren. Menjëherë pas tij vjen CR7, i cili e nisi karrierën si një mesfushor krahu, përpara se të shndërrohe­j në një makineri golash. Ai u transferua te Mançester Junajtid në moshën 18-vjeçare dhe Ferguson e aktivizont­e me pikatore pasi e solli nga Sportingu i Lisbonës: Deri në moshën 21-vjeçare ylli aktual i Juves shënoi 36 gola në 182 ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania