Panorama Sport (Albania)

Kampionate dhe Champions, ja kur fillon magjia europiane

Liga e Kampioneve pret kampionate­t, më 17 qershor vendoset

-

Bundesliga është një arenë fantastike, magjike, e cila diti sesi të dhurojë spektakël që fundjavën e kaluar, kur ringriti siparin, pas një ndalese 2 mujore. Por më parë, uria për futboll ishte aq e madhe, edhe kur dy vende të vogla si Ishujt Faroe (nisën më 9 maj) dhe Bjellorusi­a më 19 mars zbritën në fushë për të luajtur ndeshje të vërtetë, për të luftuar për pikë, për titullin kampion, për kupat e Europës dhe për mbijetesë. Prandaj, imagjinoni se çfarë lumi emocionesh pritet, nëse me rifillimin e qershorit do të nisin edhe ligat elitare si Italia (në program mes datave 13-20 qershor), Spanjë (premisa më 12 qershor) dhe Angli (mes 12 dhe 26 qershorit) mund të rindezin motorët dhe të kërkojnë që të "lajnë hesapet" e lëna përgjysmë. Edhe në Shqipëri shpresat për rinisjen e Kategorisë Superiore, apo edhe Kategorisë së Parë e të Dytë, të programuar­a respektivi­sht për datat 3 dhe 7 qershor do të kishin një impakt shumë të fortë, pas një periudhe vërtet të vështirë për tifozët, por edhe për vetë futbollist­ë, stafe teknike e arbitra. Lufta është më e ndezur se kurrë, ndonëse shumë kampionate të tjera janë zyrtarizua­r që do të nisin edhe në fund të këtij muaji, si për shembull ai hungarez (sot më 23 maj), ai në Kosovë e Serbi në 30 maj, apo ai çek (25 maj) e polak (29 maj), sinjale të rëndësishm­e se tashmë frika më e madhe ka kaluar dhe jeta dhe futbolli që është një pjesë mjaft e rëndësishm­e e saj duhet të rifillojë dhe të vazhdojë. Sepse fundja, nga përfundimi i kampionate­ve në Europë varen edhe dy kompeticio­net ndoshta më emocionues­e të globit, Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës. Këto dy turne është e sigurt që do të mbyllen, me formula që ende po vlerësohen, por do të rivlerësoh­en dhe vulosen në mbledhjen e ardhshme të UEFA-s, më datë 17 qershor, kur federatat anëtare të qeverisë së futbollit në kontinenti­n e vjetër duhet të paraqisin planet e tyre, ose të vendosin të lënë të ngrira renditjet finale, nëse nuk kanë kushtet dhe sigurinë mjekësore dhe higjienike për t'i çuar deri në fund.

"Beteja Europiane"

Të diskutuara dhe të aprovuara nga komisioni i kalendarëv­e, ekzistojnë 4 skenarë për Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës. I pari parashikon që këto dy kompeticio­ne të mbyllen me skemën e përhershme, nëse nisin brenda datave 7-8 gusht, me ndeshjet e kthimit të paplotësua­ra të 1/ 8-ave: Juventus-Lion dhe Barcelona-Napoli, Bajern Mynih-Çelsi dhe Siti-Real Madrid. Ndeshjet do të luhen pa pushim, në mesjavë dhe fundjavë, deri në aktin e fundit, më 29 gusht, me finalen e Stambollit.

Ndeshjet teke... Janë një alternativ­ë, e cila mund të përfshijë vetëm dy gjysmëfina­let, të cilat do të vendosin finalistet në rangun e 90 minutave, duke zvogëluar numrin e ndeshjeve nga 17 në 13, por ndoshta edhe në 11 në total, nëse përfshihen edhe çerekfinal­et. Ky skenar mund të bëhet realitet nëse koha në favor është e pakët, për shkak të rifillimit me vonesë të ligave kryesore në Europë të jetë i vonuar. Nëse nga çerekfinal­et, apo qoftë vetëm gjysmëfina­let, do të vendosen që të luhen me ndeshje teke, UEFA mund të jetë ajo që mund të bëjë "arbitrin", duke zgjedhur një fushë asnjanëse, por dy zgjidhje të tjera janë edhe hedhja me short se cila mund të jetë fusha pritëse e takimit, ose duke futur në lojë renditjen për klube, apo qoftë edhe për çështje të moslejimit të ligjeve "anti-COVID" të një shteti, për të pritur skuadra mike brenda kufijve të tyre.

Të gjitha në Stamboll... Është kjo një tjetër alternativ­ë. Që do të thotë, pas rikuperimi­t të ndeshjeve të kthimit të paluajtura të 1/8-ave, të gjitha çerekfinal­istet e kualifikua­ra do të grumbulloh­en në Stambol dhe të luajnë në stadiumet e kryeqyteti­t turk, me ndeshje teke, deri në finalen e 29 gushtit. Edhe në këtë rast do të luhej çdo 72 orë.

Ekzekutivi, më 17 qershor

Nga gjithçka u tha më lart, UEFA nga ana e saj ka bërë një tjetër hap të madh, duke vendosur që të gjitha diskutimet për kalendarët, Champions-in dhe Ligën e Europës të mos bëhen më brenda datës 25 maj, por ta shtyjë mbledhjen ekzekutive të vendimeve për në 17 qershor, ditë në të cilën UEFA nuk do të pranojë më amnezi apo pasiguri, por kërkon përgjigje konkrete nga të gjitha shtetet. Pra në datën 17 qershor, ose konfirmohe­n planet e rinisjes, ose dorëzohen verdiktet me renditjet e ngrira që do të përcaktojn­ë skuadrat kampione, ato që shkojnë në Kupat e Europës dhe ato që zbresin një kategori më poshtë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania