Panorama Sport (Albania)

Llogaritë për titullin, Realin e lë benzina në fund

Në 11 javë, “Galaktikët” s’dinë të grumbulloj­në më shumë pikë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

La Liga spanjolle do të ketë 11 fina le deri në fundin e sezonit, nga të cilat do të dalin verdiktet e kampionati­t. Por të panjohurat janë të shumta dhe më kryesorja është klasifikim­i final dhe debati për titullin kampion. Për momentin, Barcelona (58) ka një avantazh të vogël mbi Realin (56). Edhe vendet europiane do të diskutohen deri në fund me një betejë të ashpër mes Sevijes (47), Sociedadit(46), Getafes (46) dhe Atletikos së Madridit (45). Pak më të shkëputura janë Valencia dhe Vijareali. Janë vetëm 11 ndeshje dhe marzhi i gabimit të këtyre skuadrave duhet të jetë i ulët. Është ora e së vërtetës dhe skuadrat duhet të mbajnë presionin për të shkuar deri në fund.

KTHIM NË KOHË

Gazeta spanjolle “AS” ka bërë një analizë të 11 javëve të fundit të kësaj dekade duke krijuar një renditje. Nëse skuadrat do të ruajnë të njëjtin ritëm dhe rendiment si në vitet e mëparshme, atëherë mund të kemi një panoramë më të qartë për atë që do të ndodhë. Megjithatë, ky kampionat është ndryshe nga të tjerët dhe ka faktorë specifikë, të cilët mund të ndikojnë në klasifikim­in e përgjithsh­ëm.

BARÇA MBI REALIN

Nëse Reali i Madridit dëshiron të fitojë kampionati­n spanjoll, atëherë duhet që të ndryshojë tendencën e viteve të fundit. Me 56 pikë, është larg Barcelonës 2 pikë. Pa dyshim, historia nuk flet pozitivish­t për fundet e sezoneve të Zinedin Zidanit, të paktën në krahasimin me rivalët e përjetshëm. Në 10 sezone, “Galaktikët” kanë dalë përpara Barcelonës vetëm në dy raste, duke llogaritur vetëm 11 javët e fundit. Ndodhi në sezonin 2015-2016 (33 pikë me 22) dhe në sezonin 2010-2011 (25 pikë kundrejt 22 pikëve). Por si për kuriozitet, në asnjë prej këtyre dy kampionate­ve nuk ka marrë titullin kampion. Duke llogaritur vitet e tjera, Barcelona ka qenë dominuese në javët e fundit kundrejt “Galaktikëv­e”. Në shumicën e rasteve, katalanasi­t kanë dalë kampionë për pak pikë përpara Realit. Jo më kot, katalanasi­t kanë fituar shtatë nga 10 titujt e fundit në kampionati­n spanjoll. Reali ka fituar vetëm 2 tituj, atë me Murinjon në sezonin 20112012 dhe me Zidanin në vitin 2016-2017. Nëse statistika­t do të përsëriten, atëherë Barcelona do të rikthehet të fitojë La Ligën. Nëse dy ekipet do të vazhdonin me këtë ecuri, atëherë do të ruanin pozitat aktuale deri në fundin e vitit. Por kjo gjë nuk i pëlqen Realit të Madridit dhe ai dëshiron që të ndryshojë historinë e dekadës së fundit. Do të tentojë ta parakalojë Barcelonën, por pse jo edhe ta barazojë. Në këtë moment do të futen në lojë dy ndeshjet direkte, të cilat janë në favor të Realit. Atëherë titulli do të qëndronte në Madrid.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania