Panorama Sport (Albania)

Arbitrat pa maska, Jareci: Ja porositë para startit

"Asnjë ditë pa stërvitje, ndërrimet do të bëhen me 3 ndalesa"

- OLSI TUJANI

Si të gjitha ekipet e fu tbollit, edhe ai i arbi trave është dashur të stopojë këtë periudhë. Koronaviru­si i pengoi gjyqtarët që të mos stërviten normalisht për më shumë se dy muaj. Tashmë që rinis futbolli, edhe ata do të zbresin në fushë. Nga rregullat nuk mund të përjashtoh­et, ndonëse protokolli sanitar është disi më lehtësues për ta. Është Sokol Jareci, dizenjator­i i gjyqtarëve në sektorin e arbitrimit, ai që ka sqaruar të gjitha direktivat që janë dhënë për "xhaketat e zeza". Në një intervistë të dhënë enkas për "Panorama Sport", ai zbardh masat që do të ndërmerren prej 3 qershorit, ndërsa shpjegon pse nuk do të ketë testime fizike para rifillimit të aktiviteti­t.

Si i gjithë futbolli, edhe ekipi i arbitrave ka qenë pushim prej më shumë se dy muajsh. Si ka qenë kjo periudhë për ta?

Që në momentin që u mor vendimi për ndërprerje­n e futbollit, sektori i arbitrimit u vu direkt në lëvizje, për të caktuar se çfarë do të ndodhë me klasën arbitrale, kryesorë dhe asistentë qofshin, për sa i përket aspektit fizik. Përgatitës­i atletik i tyre hartoi një program pune dhe stërvitjej­e në kushte shtëpie. Jo vetëm kaq, por sektori i arbitrimit filloi të punonte në lidhje me futbollin e luajtur në fushë.

Ku konsiston kjo punë?

Arbitrave dhe asistentëv­e u shpërndanë situata loje, mbi të cilat kryesorët apo asistentët do të ndërmerrni­n vendimet e tyre. E gjithë kjo duke përfshirë teknologji­në. Ata vendosnin dhe na i kthenin përgjigjet te sektori i arbitrimit.

Vendime me vlerë testimi real?

Jo, thjesht për t'i mbajtur në tonus. Çdo javë, sektori i arbitrimit dërgonte pesë klipe për kryesorët dhe pesë për asistentët. E njëjta gjë edhe për vëzhguesit e kategorive të ndryshme.

Klajdi Kola mbeti jashtë Shqipërisë për disa kohë, kur u bllokuan edhe kufijtë. A ka të tjerë gjyqtarë që nuk janë në Shqipëri?

Me sa di unë, ai ishte në një udhëtim privat për çështjet e tij. Tani që flasim, nuk ka asnjë gjyqtar që është jashtë vendit. Janë të gjithë në Shqipëri.

Futbollist­ët kanë hyrë në muajin e tretë pa kontakt me topin, ndaj në momentin e rifillimit të futbollit mund të shohim situata të ndryshme. A ka direktiva për gjykimin që të jetë edhe më "mirëkuptue­s"?

Nga organet e UEFA-s apo FIFA-s nuk ka asnjë lloj direktive të tillë. Përkundraz­i, ato sjellin herë pas here rifreskime të rregullore­ve aktuale. Nuk ka asnjë lloj rregulli apo direktive që arbitrat të jenë më dorëlëshua­r apo qoftë edhe më dorështrën­guar në lidhje me masat disiplinor­e. Rregullorj­a është një dhe ajo do të zbatohet. Javën e ardhshme do të kemi një mbledhje me arbitrat dhe para saj do të bëjmë një takim në sistemin e arbitrimit për të fiksuar se si do të aderojnë arbitrat në fushë.

Ju jeni ish-arbitër me stemë dhe me shumë përvojë, nuk mendoni se duhet të ketë një lloj këshillimi që arbitrat të kenë mirëkuptim për situata të veçanta?

Mbase do të jetë edhe kjo që thoni ju, si një lloj këshillimi nga ana jonë që të mund të jenë pak më tolerantë. Kjo sepse kuptohet që po vijmë nga një periudhë pushimi dymujore, pa kontakte me topin apo pa stërvitje normale. E them që do të jetë një lloj "këshille" nga ana jonë, ama, gjithsecil­i duhet ta kuptojë vetë nga situata në fushën e lojës. Nuk mund të ketë shpjegime specifike për situata që nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.

Do luhet në qershor-korrik me temperatur­a shumë të larta. A do të ketë direktiva për pushimin mes pjesëve për freskimin e lojtarëve?

Kjo është pjesë e rregullore­s, pavarësish­t nëse është muaji janar apo korrik. Specifikoh­et në rregullore që në momentin kur kalon temperatur­a 31 gradë, atëherë bëhet pushimi mes pjesëve respektivi­sht në minutën e 22-të të çdo pjese. Krahas kësaj, do të jetë prezent edhe ndryshimi i përkohshëm i zëvendësim­eve. Do të jenë pesë të tillë dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për lojtarët dhe klubet.

A ka një specifikim se kur mund të bëhen zëvendësim­et, ose si mund të shmanget ndërprerja e lojës 10 herë për ndërrimet?

Rregullorj­a e thotë qartë që pesë zëvendësim­et çdo ekip mund t'i bëjë me 3 ndalesa. Është edhe rregulli që për ndeshjet që kanë kohë shtesë, në periudhën e dy shtesave me 15 minuta, ekziston mundësia e një zëvendësim­i të gjashtë.

Testet fizike janë të rëndësishm­e për arbitrimin, për sa kohë që rregullorj­a e kërkon të bëhen katër herë në sezon. A do të ketë testim fizik të gjyqtarëve para rifillimit të kampionati­t?

Për një test fizik është shpejt të flasim. Megjithatë, gjatë këtyre dy muajve, përgatitës­i atletik, Elton Kodra, ka qenë 3 herë në javë "online" me të gjithë arbitrat duke udhëhequr stërvitjen në kushtet e shtëpisë. Ka punuar me ata që jetojnë në Tiranë dhe për të tjerët jashtë kryeqyteti­t, që kanë patur disi më tepër lirshmëri për t'u stërvitur edhe jashtë banesës së tyre.

Çfarë do të ndodhë në rast se do të ketë arbitra jashtë formës fizike ose në mbipeshë, do të jetë kjo një kriter për mosaktiviz­imin e tyre?

Në momentin që nuk do të kemi testime, nuk mund të themi se cili është më mirë fizikisht e cili jo. Megjithatë, unë jam i bindur se arbitrat janë në nivelin e tyre në masën rreth 80 apo 85%. Kjo masë na garanton që të përfundojm­ë sezonin. Të mos arrojmë që edhe futbollist­ët do të jenë në rreth 70 apo 75% të formës së tyre fizike. Le të themi që edhe arbitrat do të jenë në të njëjtin nivel të përgatitje­s fizike me futbollist­ët.

Çfarë protokolli masash do të ketë për arbitrat?

Gjithçka është e sanksionua­r në protokolli­n e masave të përpiluara nga FSHF-ja dhe i miratuar nga Ministria e Shëndetësi­së. Për sa u përket arbitrave, janë shumë pak pika, duke qenë se arbitrat përbëjnë shumë pak rrezik në fushën e lojës. Protokolli përcakton që arbitrat të vijnë në stadium me maska, e megjithatë maskë do të mbajë vetëm arbitri i katërt, për momentet kur komunikon me trajnerët në pankina. Gjatë lojës mund edhe të mos e mbajë maskën, sepse e pengon në komunikimi­n me kufje me trupën e arbitrimit. Sa u përket dusheve, protokolli sanksionon që të jenë katër metra larg njëri-tjetrit, por duke qenë se janë pak pjesëtarë në ekipin e arbitrave, e kanë edhe mundësinë e zbatimit të protokolli­t. Edhe largimi nga stadiumi duhet të jetë prapë me maskë.

FSHF ka publikuar disa rregulla të lojës që kanë pësuar ndryshime për sezonin e ardhshëm. A ka ndonjë prej tyre që do komunikohe­t në këtë edicion?

Ishte vetëm rregulli i përkohshëm për pesë zëvendësim­et. Edhe ky opsional me të drejtën që të vendosin vetë federatat nëse duan ta vënë në zbatim apo jo. Të tjerat do të jenë për sezonin e ardhshëm dhe do të ketë një moment të dytë pas këtij sezoni kur mund të ndalemi për t'i shpjeguar me detaje. Sidoqoftë, edhe për këto ndryshime të cilat nuk janë shumë, FIFA e ka lënë opsionale nëse një federatë do apo jo t'i fusë në zbatim që në këtë sezon edhe pse ka nisur prej kohësh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Çast nga një testim i arbitrave
Çast nga një testim i arbitrave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania