Panorama Sport (Albania)

Rikuperimi i topave, Tirana më e mira

Bylisi rikuperon shumë topa në fazën sulmuese, por humbet më shumë në pjesën mbrojtëse

- OLSI TUJANI

Videoanali­sti i Ko mbëtares, Alariko Rosi, këtë herë është fokusuar tek analizimi i skuadrave të Superiores për dy faktorë të lojës: humbja e topave dhe rikuperimi i tyre. Teksa për të shpjeguar analizën, ai e ndan fushën në tri zona horizontal­e, atë pranë portës së një ekipi, në mesfushë dhe zonën e tretë pranë portës së kundërshta­rit. Tirana nënvizohet si një prej ekipeve që humbet pak topa pranë zonës së saj dhe gjithashtu rikuperon mjaftueshë­m pranë zonës kundërshta­re. Me këto të dhëna, drejtori i departamen­tit të analizës në FSHF, Rosi, shpjegon edhe cilësitë e skuadrave në lojën kolektive.

Ja analiza e plotë për Kategorinë Superiore:

Raporti ndërmjet topave të rikuperuar dhe topave të humbur është një indicie shumë interesant­e për të kuptuar nëse puna e skuadrës funksionon. Kemi menduar se është interesant­e një statistikë që shkon në detaje të këtij argumenti. Në veçanti, analiza e zonave të fushës në të cilat skuadrat e Kategorisë Superiore humbasin topin dhe ku e rikuperojn­ë. Për ta bërë këtë, duhet të imagjinojm­ë fushën të ndarë në tri zona horizontal­e, me pothuajse 35 metra secila (gjatësia standarde e një fushe loje është 105 metra). Do të kemi në këtë mënyrë rikuperime në zona të ulëta (më pranë portës së vet), zona qendrore dhe zona të avancuara. E njëjta gjë vlen edhe për topat e humbur. Është korrekte të thuash që në këto statistika ndikon në mënyrë të rëndësishm­e stili i lojës së skuadrave. Një ekip që rikuperon shumë topa në zona të avancuara do të tentojë të bëjë më shumë presing në krahasim me një skuadër që rikuperon shumë topa në zona të ulëta. Për sa i përket numrit të topave të humbur ndërkohë, ka rëndësi edhe cilësia e lojtarëve në zona të ndryshme të fushës së lojës: humbja e zotërimit të topit është e kushtëzuar edhe nga prezenca e kundërshta­rëve, por një skuadër me cilësi të mira teknike ka mundësi të dalë më mirë nga këto situata.

Në grafikun e topave të humbur vëmë re se si pjesa më e madhe e topave (mesatare për ndeshje) humbet në 30 metrat e fundit të fushës. Është e rëndësishm­e të nënvizohet se si Tirana, Teuta dhe Kukësi humbasin relativish­t pak topa afër portës së vet.

Për sa u përket topave të rikuperuar, kishim parë që Bylisi rikuperon shumë topa me një përqindje të mirë në pjesën sulmuese (si Tirana dhe Teuta), por në përqindjet e tij humbet më shumë topa në pjesën mbrojtëse në krahasim me Kukësin dhe Vllazninë. Kjo është ekzaktësis­ht ajo që shikohet duke parë këto të dhëna.

Në grafikun tjetër shikohet se cilat janë skuadrat që realisht marrin avantazhe nga kombinimet e topave të rikuperuar dhe atyre të humbur. Edhe se të dhënat mund të duken shumë të ndryshme ndërmjet tyre (topat e rikuperuar në fazën sulmuese dhe topat e humbur në të parin), kombinohen në realitet aksionet që janë më shumë vendimtare për rrezikshmë­ri (ofensive dhe defensive).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania