Panorama Sport (Albania)

Djali i ish-presidenti­t bardheblu shfryn ndaj Halilit

-

Klubi i Tiranës ka trashëguar një borxh të madh nga gjyqi që ka humbur me ish-presidenti­n Metush Seferi. Fatura e majme rëndon ende si çekan në klubin bardheblu, që këtë sezon po shkon drejt titullit kampion dhe rikthimit të pjesëmarrj­es në Ligën e Kampioneve pas 11 vitesh mungesë. Megjithatë, vetë presidenti Refik Halili, ka deklaruar pak ditë më parë se klubi që drejton ka plotësuar çdo dokumentac­ion për t’u licencuar në Kupat e Europës. Ndërkohë, deklaratës së Halilit se klubi ka likuiduar shumë borxhe, ka provokuar një reagim të fortë të familjes Seferi. Është pikërisht Alban Seferi, djali i ish-presidenti­t Metush Seferi, që ka bërë një koment në faqen e “Facebook” të “Panorama Sport” ku ishte publikuar deklarata e Halilit.

REAGIMI – Ja çfarë shkruan Alban Seferi: “‘Pinokllëku’ yt s’paska fund zoti Halili, po për çfarë borxhesh të shlyera flet të lutem... Asnjë marrëveshj­e nuk ke bërë me njeri, e sa për Tatimet, thuaju tifozëve që është e teta marrëveshj­e që bën me ta dhe pas 2-3 muajsh, e shkel përsëri se nuk u përmbahesh detyrimeve që ke, jo vetëm ndaj tyre, po ndaj asnjërit. Jam kurioz në këtë kohë krize për ne të Tironës nga ‘COVID-19’, them se kshu s’kemi pasur probleme as me ish-lojtarë, as me ish-trajnerë, as me të tretët, të shoh si do t’ju licencojë këtë vit për në Kupat e Europës federata ‘juaj’ e shtrenjtë. Dashuri në kohë të kolerës do ishte mirë ta quanim. Për të parë se sa i ke plotësuar ti kushtet e licencimit, mjafton të shohësh a ke bllokime te numrat e llogarisë... E pra, se po të jesh i bllokuar aty, nuk ke si licencohes­h, por aty duhet të futemi në realitetin shqiptar. ‘Hë mo se kështu funksionon këtu, ta shtyjmë sa ta shtyjmë në të zezë, e pastaj të shohim’. Të më falin të gjithë tifozët e Tironës, po në gjuhë popullore i thonë ‘ky ta hap gojën me zor’”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania