Panorama Sport (Albania)

“Një futboll sa për të thënë”, Kalluci apel FSHF-së për strukturën

Ish-trajneri i Luftëtarit: Të shtohen ekipet, pa tifozë e kotë që luhet

- TOMOR SHEHU

Luftëtari i këtij sezoni është i destinuar për të rënë nga Superiorja, pasi diferenca me vendin që të jep shpresë për të qëndruar është shumë e madhe. Megjithatë, në Gjirokastë­r është parë si një shans për të qenë mes më të mirëve edhe kampionati­n e ardhshëm gjendja e jashtëzako­nshme prej pandemisë. FSHF ka vendosur që kampionati të rifillojë më 3 qershor, ndërsa pritet edhe një vendim zyrtar nga qeveria, që deri më tani ka specifikua­r vetëm lejimin e stërvitjev­e në terrene të hapura. Ish-trajneri dhe njëkohësis­ht një prej legjendave të futbollit gjirokastr­it, Theodhori Kalluci, mendon se 10 javët e mbetura pa praninë e tifozëve nuk do të kishin asnjë kuptim të zhvillohes­hin. “Kam shprehur mendimin tim edhe më herët, para se të bëhej zyrtare data e rinisjes së kampionati­t që u ndërpre prej pandemisë së Koronaviru­sit. Futbolli pa tifozët është memec, nuk përcjell emocion dhe dëshirë për ta ndjekur. Ndaj, pas situatës që kaluam dhe që ende nuk ka një dritë jeshile për të parë fundin e tunelit, ilaçi më i mirë për shërimin e futbollit është të mendohet për sezonin tjetër. Unë gjykoj se duhet shtuar numri i skuadrave pjesëmarrë­se në sezonin pasardhës. 10 ndeshjet që pritet të luhen për kampionat, në gjykimin tim do të interpreto­hen sa për të thënë se po luhet futboll. Kjo më duket pa logjikë, për vetë infrastruk­turën e futbollit tonë”, deklaroi fillimisht ish-sulmuesi i shquar, i cili krahas Luftëtarit, ka qenë pjesë e Partizanit dhe Kombëtares.

FINANCAT - Pandemia i shtriu “kthetrat” në çdo sektor të jetës, ku pa dyshim më e goditur është ekonomia. Këtu kurrsesi nuk mund të bëjë përjashtim edhe futbolli. Situata financiare është aktualisht në nivelet më të ulëta në klubet shqiptare, që thuajse të gjitha janë përfshirë në një krizë të paparë. Edhe Theodhori Kalluci ka të njëjtin mendim për këtë situatë të pazakontë. “Pandemia i izoloi lojtarët. Fakti që futbollist­ët e Luftëtarit, të ardhur nga zona e kuqe, iu nënshtruan tamponëve, është një lajm i mirë dhe drejtuesit e Luftëtarit duhen përshëndet­ur për këtë. Për momentin kjo është njëra anë e medaljes, por kur të fillojë kampionati, do të nisin edhe problemet për koston që do të ketë kjo situatë. Nuk e di sa janë në gjendje klubet tona t’i zbatojnë rregullat apo do t’i shkelin?! Çdo shërbim në zbatim të protokolli­t ka kosto”, përfundoi Kalluci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania