Panorama Sport (Albania)

Partizani i ri, zbulohet strategjia e klubit

Plani i drejtuesve, lojtarë vendës dhe ulje shpenzimes­h

- ILIR CARA

Partizani është përbal lur me shumë zhgën jime në sezonin pas fitimit të titullit kampion. Ndryshimet në verën e shkuar ishin të shumta, pasi i tillë ishte edhe investimi i presidenti­t Demi, me shpresën se po ndërtonin një ekip europian. Nëse në 10 ndeshjet e mbetura të kuqtë nuk sigurojnë pjesëmarrj­en në Kupat e Europës, ku mund të zbutej disi shpenzimi i kryer, i bie që Partizani i këtij edicioni të rezultojë një dështim total. Në ambientet e brendshme të klubit prej kohësh “gumëzhijnë” zërat për nisjen e një tjetër revolucion­i në merkaton e verës. Puna për këtë proces ka nisur prej kohësh, por planet janë vështirësu­ar disi për shkak të shpërthimi­t të pandemisë “COVID-19”, ndaj merkatoja për sezonin e ri pritet të zyrtarizoh­et më vonë se asnjëherë tjetër. Për shumë arsye, ku shpresohet se dështimet e këtij kampionati të bëhen mësim për drejtuesit, parashikoh­et që klubi të ndjekë një rrugë më të thjeshtë, më ekonomike dhe më rentabël për ndërtimin e Partizanit të sezonit 2020-2021. Koronaviru­si i ka dhënë një goditje të madhe ekonomisë botërore, ndaj reduktimi i shpenzimev­e është i pashmangsh­ëm për edicionin e ri. Gjithsesi, edhe pa shpërthyer epidemia, drejtuesit e kuq e kanë pasë fiksuar uljen e shpenzimev­e. Është koha për sa më pak rroga të larta. Pikë tjetër e planit të merkatos ka të bëjë edhe me përzgjedhj­en e futbollist­ëve, kur pritet një fokusim te lojtarët me moshë të re, që shikohen si të perspektiv­ës. Tregu vendës mendohet të jetë baza për ndërtimin e Partizanit të sezonit të ri, kjo për disa arsye. Të kuqtë nuk kanë pasur shans në pikasjen e futbollist­ëve të huaj dhe 7 sezonet e epokës “Demi”, ku gjithë ajo koloni që ka mbërritur në këto vite, vetëm Kaleb Ekuban ka lënë shenjë. Partizani ka nevojë për përforcime në çdo sektor, pasi të tilla parashikoh­en edhe spastrimet. Prej kohësh “Panorama Sport” ka zbuluar disa nga piketat e “demave” për merkaton e verës, që nis nga rikthimi ish-ëve që po luajnë këtë sezon te Luftëtari, por edhe tundimi i disa të tjerëve që aktivizohe­n me rivalët dhe që u mbaron kontrata në përfundim të kampionati­t. 10 ndeshjet e mbetura shikohen si shansi i fundit për një pjesë të mirë të lojtarëve aktualë për të ndryshuar mendimin e drejtuesve të klubit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania