Panorama Sport (Albania)

Agjërim dhe stërvitje, Çyrbja: Ja si Teuta e siguron Europën

Mesfushori lutet që ekipi të mos përballet me dëmtime në vijim

- ZAMIR QYPI

Futbollist­ët e Teutës jemi mësuar t’i shohim gjithmonë në fushë ose i kemi dëgjuar të flasin vetëm rreth sportit dhe shumë pak dimë për anën tjetër të tyre. Tashmë temperatur­a në qytetin bregdetar sa vjen e rritet, por Teuta i është rikthyer fushës. Megjithëse futbolli kërkon impenjim të madh fizik, në radhët e skuadrës durrsake disa lojtarë mbajnë agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit. Një prej tyre është mesfushori Arbër Çyrbja, i cili është praktikant i fesë myslimane. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport” 26-vjeçari tregon si është agjërimi për një futbollist, si dhe flet për ecurinë e përgatitje­ve të Teutës. Çyrbja shpreson dhe uron që të gjithë lojtarët të mos kenë dëmtime dhe shpreson që Teuta të fitojë Kupën e Shqipërisë këtë sezon.

Arbër, veç sportit ju po agjëroni, sa e vështirë është për një futbollist?

Të stërvitesh dhe të agjërosh është e vështirë, por më ka plotësuar si njeri, si familjar mbi të gjitha, por edhe për gjendjen shpirtëror­e që ndihem shumë mirë. Hapja e xhamive është një hap i mirë që njerëzit të ndiejnë më shumë atmosferën e Ramazanit. Prej vitesh fal 5 vaktet e namazit dhe kjo nuk më ka penguar aspak të bëj jetën që dua, madje më ka plotësuar si njeri. Agjërim të mbarë të gjithëve besimtarëv­e mysliman!

Prej disa ditësh keni nisur stërvitjen në grup, sa ju ku munguar fusha dhe shokët e skuadrës?

Gjithmonë është bukur të bashkohesh, pasi vinim nga një periudhë mjaft e mirë, qoftë personale dhe si ekip. Kemi qenë një kohë të gjatë pa aktivitet, ndaj shpresoj të gjejmë sa më shpejt formën më të mirë.

Kjo periudhë kaq e gjatë pa futboll sa do të ndikojë te futbollist­ët, edhe pse te Teuta ka pasur stërvitje individual­e? Normal që periudha për t’u përgatitur nuk është aspak e mjaftueshm­e, por unë kam besim tek ekipi se mund t’ia dalim, pasi kemi cilësi në grup. Do ishte e mira që të kishim pak më shumë kohë në dispozicio­n për t’u stërvitur, por duhet të bëjmë më të mirën në këto dy javë.

Kampionati rinis më 3 qershor, jeni pro kësaj date, duke parë që duhet edhe një minifazë përgatitor­e që lojtarët të mos kenë dëmtime?

Unë u uroj të gjithë sportistëv­e ta kalojnë sa më mbarë këtë periudhë dhe pa asnjë dëmtim. Teuta i ka zbatuar plotësisht kushtet e karantinës dhe koha e vendosur për përgatitje është e pamjaftues­hme, ndaj duhet të jemi fleksibël. Gjithsesi, me stërvitjen që ka programuar stafi teknik besoj se do jemi gati për ndeshjen e parë ndaj Laçit.

Si e shihni ndeshjen me Laçin?

Duhet të futemi në fushë me motivim të lartë. Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit, si dhe për vazhdimësi­në për vitin tjetër, ndaj do të jetë shumë e rëndësishm­e të marrim 3 pikët në këtë ndeshje. Kundërshta­ri është gjithmonë agresiv në shtëpi dhe e dimë këtë fakt, por do jemi gati të japim 100%.

Teuta mban vendin e 5-të, ku e shikoni ekipin në fund?

Objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës, pasi me kontigjent­in që kemi në dispozicio­n duhet ta bëjmë një gjë të tillë. Por nuk duhet lënë pas as Kupa e Shqipërisë, që është një mundësi e mirë për të arritur më shpejt Europën, por ka vlerë se fiton një trofe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania