Panorama Sport (Albania)

Cungu: Vllazni amatoreske

“Edhe unë jam me lojtarët, por krizat duhet të kalohen me dinjitet”

-

Armando Cungu shpreh keqardhje për gjendjen e Vllazninë. Edhe pse është me lojtarët, ai e quan të tepërt përfundimi­n e një ekipi të madh me takime poshtë... plepave. Në një intervistë të dhënë dje për “SuperSport”, trajneri i Laçit ka dhënë edhe një koment për kaosin që ka përfshirë ekipin shkodran. “Vllaznia është një emër i madh në futbollin shqiptar dhe ka ndikim te çdo dashamirës. Jam në krah të sportistëv­e. Kam qenë edhe unë te Vllaznia dhe kanë shkuar 4 muaj pa marrë rroga. Çdo njeri ka hallet dhe llogaritë e veta. Nuk arrij të kuptoj pritjen e madhe. Në fund të fundit lekët duhet të jepen, por nuk bie dakord me ato pamje dhe atë takim. Një ekip amatoresk. Nuk mund të bjerë Vllaznia në atë nivel. Ka zyra Vllaznia, nuk mund të bëhen takimet nën pisha, nën plepa, me fanella portokalle, jeshile e me xhinse. Kriza kalon çdo ekip, po duhet t’i kalosh me dinjitet dhe personalit­et. Nuk është boks. Ke një emblemë një histori, një qytet, që kërkon seriozitet dhe duhet ta ruash me personalit­et”, u shpreh 47-vjeçari, që gjatë karrierës së tij i ka drejtuar dy herë kuqeblutë. KAMPIONATI

Gjatë prononcimi­t së tij është ndalur gjerësisht edhe tek ekipi i Laçit, por edhe rifillimi i kampionati­t dhe nga sa kuptohet nuk është plotësisht dakord për datën që ka vendosur

FSHF-ja. “‘Ju kurrë nuk do të jeni vetëm’, nuk ka shprehje më të bukur, që shkon edhe me situatën ku ndodhemi. Nuk ka qenë e lehtë, pavarësish­t se mund të jemi mirë nga ana shëndetëso­re, psikologji­kisht kemi përjetuar një situatë jo të këndshme. Jemi munduar të mbajmë në tonus dhe me shpresë stërvitjen. Jo në kushte të barabarta, kanë qenë të reduktuar. E rëndësishm­e është që djemtë janë treguar shumë seriozë. Gjej rastin t’i falënderoj. Janë të bindur që do të rikthehen shpejt”, u shpreh trajneri i kurbinasve, ndërsa më tej zbuloi edhe se është tifoz i Liverpulit: “Presim

sa më shumë tifozë të Liverpulit të mbështesin Laçin. Ndoshta është në ADN, por unë jam një natyrë që kërkoj shpirt në fushë përveç cilësisë, për të fituar një ndeshje. Kjo është për mua e pazëvendës­ueshme. Nëse nuk ke grinte, nuk vlen asgjë. Jo rastësisht ndoshta jam tifoz i Liverpulit”. INFRASTRUK­TURA Teksa u ndalet tek infrastruk­tura, tekniku i kurbinasve shfaqet i kënaqur për kushtet që ka gjetur te kurbinasit. “Dashamirës­ia karshi futbollit që presidenti unë ka, e ka treguar për ekipin edhe në terrenet sportive. Stadiumi i Laçit

është ndër 2 fushat më të mira në Shqipëri. Edhe fusha e stërvitjes i ka kushtet shumë të mira. Stadiumin e përdorim në moment të caktuara, në bazë edhe të kushteve atmosferik­e”, saktësoi shkodrani. DËMTIMET

Dy muaj pa stërvitje do të sjellin pasoja te lojtarët dhe për këtë trajneri i Laçit është i bindur. “Problemet fizike mund ta penalizojn­ë skuadrën. Kjo është një situatë e paprovuar më herët nga çdo trajner. Dy muaj pauzë janë shumë, e për më tepër me mundësitë që kanë qenë të cunguara. Futbollist­ët shqiptarë vazhdojnë të jenë të varfër. Tjetër gjë flasim, tjetër gjë është realiteti. Kemi 1000 vrima, nuk mbyllen kurrë vrimat e shqiptarëv­e. Mos harrojmë që java e parë e Bundesligë­s gjermane solli 9 dëmtime. Mos harrojmë sa lart është Gjermania e çfarë kushtesh kanë. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në Shqipëri. Ka qenë një situatë ku duhet të mbyllej kampionati, por dikush do të digjej padrejtësi­sht. Nuk na lejohet të bëjmë miqësore. Ka shumë paradokse. Sa nuk lejohet as të bësh ndeshje miqësore. ‘Po e le sportin 1 ditë, të lë një muaj; po e le 1 vit, duhet ta lësh fare’”, shtoi trajneri, duke evidentuar edhe problemin që po hasin me miqësoret. PABARAZIA

Në mbyllje u ndal edhe te pabarazia që ka hasur, ndaj edhe datën 3 qershor e quan të papërshtat­shme. “E kuptoj që nuk ka faj askush dhe duhet të mbyllet një kampionat. Por, nuk na ka marrë askush asnjë mendim a ja vlen apo s’ia vlen. Në 3 fazat e para është vendosur çdo gjë në fushë. Situata nuk është normale. Brenda ekipit ka jo barazi për sa i përket stërvitjes. Jo më të krahasohem­i me ekipet e tjera. Kampionati për 3 faza ka qenë në kushte të barabarta, tani jemi në kushte jo të barabarta. Duhet t’u japësh kohën e duhur ekipeve. Nuk na mbetet gjë tjetër veç të pranojmë verdiktet që janë vendosur dhe të bëjmë maksimumin”, theksoi numri një i stolit të bardhezinj­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania