Panorama Sport (Albania)

Mihana i bën presion Lushnjës: S’na tremb aspak, jemi më të fortë

Sfida e “Loni Papuçiut” konsideroh­et vendimtare

- BUJAR RAMA

Rikthimi në mini fazën përgatitor­e ka kthyer njëherësh edhe mobilizimi­n tek Apolonia. Skuadra ndihet e motivuar për të kapur formën optimale dhe për të vazhduar me rezultate pozitive. Ecuria e fierakëve është mbresëlënë­se fazën e tretë, ata rikuperuan pikë dhe arritën edhe vendin e parë, por barazimet e dy javëve të fundit bënë që kryesimin ta marrë Pogradeci. Gjithsesi, Apolonia është 2 pikë pas tij dhe 2 më shumë se Lushnja. Fierakët e kanë lënë kampionati­n në një moment të mirë, me 7 ndeshje radhazi me rezultate pozitive: 5 fitore, 2 barazime dhe me golavarazh 15-5. Humbja e fundit i përket vitit të kaluar, më 14 dhjetor, 2-1 ndaj Lushnjës në “Roza Haxhiu”. Dhe është pikërisht Lushnja kundërshta­ri i parë pas rifillimit të kampionati­t. Dy fazat e para lagunarët kanë triumfuar me 2 fitore 2-1, por ky fakt nuk i trysnon fierakët. “E treta, e vërteta” është shprehja së cilës fierakët i besojnë, teksa ndeshja do luhet në Fier, ku Apolonia është më e favorizuar. Presioni, sipas tyre, është mbi kundërshta­rin, pasi vendi i tretë mbetet jashtë garës për Superligën.

MIHANA - Është një nga talentet e dala vitet e fundit nga akademia e Apolonisë. Sulmuesi 20-vjeçar, Redon Mihana, mbetet një nga pikat e forta të formacioni­t të Mërgjyshit, autor i 5 golave.

“Ndërprerja qe një kohë shumë e gjatë dhe ka ndikuar negativish­t dhe tani po punojmë që të kompensojm­ë kohën e humbur. Apolonia është një nga pretendent­et kryesore dhe gjithmonë ka qenë e interesuar për rifillimin e kampionati­t. Jemi në momentin kulmor të sezonit dhe të gjitha ndeshjet kanë vlerën e finales. Dy javët e para do të luajmë me Lushnjën dhe Pogradecin, ku rezultatet do të përcaktojn­ë shumë për vazhdimësi­në. Deri atëherë kemi kohë të përgatitem­i dhe do të luajmë vetëm për fitore në çdo ndeshje. Së pari, të fokusohemi te Lushnja, një kundërshta­r shumë i fortë, por nuk na tremb. Apolonia ka më shumë forcë dhe është më e motivuar për të fituar, aq më tepër që luajmë në fushën tonë. A ndikojnë dy humbjet e kaluara me Lushnjën? Futbolli nuk pyet për statistika, por luhet në fushë, ndaj nuk ndiejmë asnjë emocion negativ nga ato ndeshje. Mezi presim të luajmë zyrtarisht dhe të vazhdojmë bindshëm për t’i shërbyer objektivit tonë sezonal, ngjitjes në Superligë”, thotë sulmuesi i Apolonisë, Redon Mihana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania