Panorama Sport (Albania)

Khedira, nga Mou te Sarri, ja pse të gjithë e duan

-

Dje në "Kontinasa" u rikthye Sami Khedira, pas 14 ditëve karantinë. Gjermani ndoshta nuk do t'i ngrohë shumë zemrat e tifozëve të Juves dhe jo vetëm sepse nuk e shohin në fushë prej 26 nëntorit: disa minuta në Champions në sfidën kundër Atletikos pas së cilës iu nënshtrua ndërhyrjes për pastrimin e gjurit të majtë. Por lajmi i rikthimit në stërvitje të kampionit të botës në 2014-ën e ka gëzuar sigurisht trajnerin Sarri: për ekuilibrin e skuadrës, për inteligjen­cën taktike dhe për atë që mund ende të japë në moshën 33-vjeçare. Për pjesën tjeër, Sami u ka pëlqyer gjithnjë trajnerëve të mëdhenj dhe një arsye duhet të jetë.

NGA MOU TEK ANÇELOTI Verën e 10 viteve më parë, u kërkua nga Murinjo, që sapo kishte ardhur te Reali dhe e transferoi nga Shtutgarti, ku Khedira, me baba tunizian dhe nënë gjermane, lindi dhe u rrit. Në "Bernabeu" ai ishte protagonis­t në sezonin e dytë ku fituan titullin, atë me 100 pikë. Dhe kur në Madrid erdhi Ançeloti, Khedira mbeti në qendër të projektit, por një dëmtim i rëndë (këputje e ligamentev­e të gjurit) pas një përplasjej­e me Pirlon në ItaliGjerm­ani bëri që ai të arrinte të luante titullar gjithsesi në finalen e Champions-it kundër Atletikos, ku madrilenët fituan titullin e 10-të, përpara se të fitonte Botërorin me Gjermaninë.

VLERËSIMI I ALEGRIT Pastaj zbarkimi në Itali. Erdhi te Juve me parametër 0 në verën e 2015-ës dhe e mirëpriti Alegri, të cilit i vendosi nofkën "Profesori", sepse Khedira nuk luan vetëm mirë me këmbë, por përdor edhe kokën. Me ardhjen e Sarrit muzika nuk ndryshon, edhe pse shumë vetë nisën ta shohin larg Italisë. Por përse Khedira u pëlqen të gjithë trajnerëve? Sepse kur dëmtimet nuk e torturojnë, askush nuk heq dorë nga cilësitë e tij. Sekreti është në trurin e tij. "Është një djalosh me një inteligjen­cë taktike monstruoze. Ndoshta kur intensitet­i i ndeshjeve të shtohet, ai mund të ketë ndonjë vështirësi, por nëse Khedira është një problem, e mbaj me kënaqësi", tha Sarri pas fitores në Bergamo, e fundit si titullar e Samit. Këtë fundsezoni, Sarri do të rigjejë një lojtar të freskët. Dhe kur titullarët të mbërrijnë në limite, ai do rikthehet tek ai. Me shumë mundësi Dibalën do ta përdorë si nëntë false dhe në këtë situatë taktike përfshirje­t e mesfushorë­ve do të jenë vendimtare. Nga kjo pikëpamje, profesor Khedira mund t'u japë leksione të gjithëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania