Panorama Sport (Albania)

Vidal: Kielini tha gjëra negative, por u sqaruam

-

Dje Arturo Vidal festoi 33-vjetorin dhe në një intervistë në "Instagram" foli edhe për të ardhmen e tij te Barcelona, emergjencë­n e Koronaviru­sit dhe Kielinin, i cili në autobiogra­finë e tij nuk e kurseu as kilianin. Emri i Mbretit Artur qarkullon në orbitën e Interit, por mesfushori mendon vetëm për Barçën: "Gjendem shumë mirë në Barcelonë. Jam i lumtur këtu si kurrë më parë. Erdha pas operacioni­t tim të dytë në gju, jo në kushtet më të mira, por tani jam mirë. Sakrifikoh­em dhe stërvitem në maksimum për të kërkuar të shfrytëzoj mundësitë që më jepen. Besoj se njerëzit më duan, ma thonë në rrugë".

Për karantinën - "Ishte e çuditshme të stërvitesh­e i diferencua­r, në fusha të ndara, por kemi të gjithë dëshirë për t'u rikthyer në fushë dhe prekur topin. Dukeshim si fëmijë. Tani stërvitja me grupe të vogla është pak më shumë normale. Ishin dy muaj të vështirë në shtëpi. Mora me shkelma gjithçka që më dilte përpara. Nuk mund të qëndrosh i relaksuar, sepse tani vijnë dy muajt që luajnë të gjithë sezonin. Jemi të gjithë gati. Mesi? Është nga një tjetër planet. Ta shohësh çdo ditë të stërvitet është një privilegj".

Përgjigjja ndaj Kielinit - "Një si Vidal dilte herë pas here dhe pinte më shumë sesa duhej, e dinë të gjithë. Alkooli ishte pika e tij e dobët", shkruan kapiteni i Juves në kapitullin "Vidal", i cili përgjigjet: "Njerëzit përqendroh­en te gjërat negative. Nuk më duket e drejtë të tregosh gjëra private, por ka thënë se isha edhe një kampion. Më telefonoi dhe më shpjegoi. Jam njeri si të gjithë dhe kur gaboj, e kam paguar dhe jam ringritur".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania