Panorama Sport (Albania)

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Interit, Manaj e De Biazi me një mesazh special

-

Data e djeshme, 22 maji, nuk ka mundur të jetë plotësisht festive për Interin. Në “ditëlindje­n” e “Tripletës”, ka ndërruar jetë një nga personazhe­t më të shquara të futbollit italian dhe atij interist: Luixhi Simoni është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas disa muajsh i shtruar në spital për shkak të një problemi në tru, të pësuar vitin e kaluar. Simoni është ish-lojtar, trajner dhe president.

MESAZHET - Me Interin ai arriti të fitonte edhe një Kupë UEFA në vitin 1998. Deri në vitin 2015 ai ishte presidenti i Kremonezes, ku pjesë të skuadrës kishte edhe Rei Manajn, të cilin më pas ia shiti Interit dhe që sot luan te Barcelona. Shqiptari ka shprehur hidhërimin e tij në rrjetet sociale: “I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirës­it e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua.

Gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfye­s si ti, i respektues­hëm, inteligjen­t. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminder­it dhe faleminder­it përsëri”, shkruante Rei. Një tjetër figurë e shquar e futbollit tonë dhe atij italian, Xhani De Biazi, ka treguar ndjenjat e tij të errëta pas ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të tij: “I dashur Xhixhi, ke qenë dhe do të jesh gjithmonë një person i veçantë, për mua dhe për shumë djem që në Bresha me ty janë bërë ‘burra’, ashtu siç të pëlqente të na përcaktosh ne djemve me kokën mbi supet e tyre. Faleminder­it që na udhëzove në Serinë A, për të besuar te ne edhe në kohë vështirësi­e. Ende sot i ruaj si thesar mësimet e tua të çmuara, për ndihmën që më dhe për të përdorur cilësitë e mia. U prefsh në paqe”, komentonte ishtrajner­i i Kombëtares.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania