Panorama Sport (Albania)

Ana e errët pas triumfit magjik

Vetëm një Kupë Italie në një dekadë dhe pa 1/8-tat në Champions që nga 2012-ta

- Përgatiti: LEDIO NASE

Zikaltrit nuk luajnë një fazë të 1/8-tave të Champions-it nga 2012-ta. 12 janë trajnerët e ndërruar në 10 sezone: nga Rafa Benitez, te Leonardo, duke kaluar te Gasperini, Maxarri, Mançini, De Bur, Veki, Pioli, Spaleti dhe sot Konte. Në një situatë të ndërlikuar për arkat e klubit, Masimo Morati ia shiti Interin në vitin 2013 për 75 milionë euro indonezian­it Erik Tohir: pas 5 vitesh të vështira, Tohir do ta rishiste Interin për 270 milionë te grupi “Suning”.

NDRYSHIME - Çfarë ka ndodhur tjetër në 10 vite? Qendra stërvitore ka ndryshuar emërtim: nga qendra sportive “Anxhelo Morati” në memorie të Anxhelo Moratit është bërë “Suning Training Center”. Edhe himni i klubit është zëvendësua­r. Dhe tani po synohet edhe rrëzimi i “San Siros” së vjetër për të ndërtuar një impiant të ri: nga viti 2010 e më sot Milani dhe Interi bashkë kanë paraqitur një numër të madh projektesh për realizimin e stadiumit të ri. Goleadori i klubit këtë dhjetëvjeç­ar, ishkapiten­i Mauro Ikardi, shitet për 50% të vlerës reale të kartonit të tij. Në vendin e tij po kërkohet Edinson Kavani, rezerva e argjentina­sit këtë vit te PSG, 6 vite më i madh. Ndërsa asistuesi më i mirë i dekadës, 31-vjeçari Ivan Perisiç, u largua si i padëshirua­r në huazim te Bajerni: vendin e tij në Milano e mori 35-vjeçari Eshli Jang. Kristian Eriksen dhe Stefano Sensi së bashku kanë luajtur 23 ndeshje me 3 gola të realizuar: kanë kushtuar të dy 45 milionë euro (përkatësis­ht 20 dhe 25) plus 20 si pagë bruto; Raxha Naingolan, i huazuar me pagë të mbuluar pjesërisht nga Interi, te Kaljari ka luajtur 23 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania