Panorama Sport (Albania)

Dumfris thotë “po”, Milani do Bogan dhe rikthimin e Silvës

PSG nuk e do më, braziliani kuqezi më 30 qershor

-

Duhet të vendoset për t'u mbyllur se zoni aktual, por te Milani ka nisur puna edhe për të ardhshmin. Kuqezinjtë janë drejt arritjet së akordit për atë që do të jetë afrimi i parë i verës. Bëhet fjalë për Denzel Dumfris, që militon në kampionati­n holandez në radhët e PSV-së dhe për të cilin kujdeset Mino Raiola. Sipas "Sportmedia­set", menaxheri ka gjetur një akord me Milanin që tashmë duhet të hyjë në bisedime me homologët holandezë. PSV nuk lëviz nga pretendimi i 22 milionë eurove, teksa "Djalli" mësohet se nuk ofron më tepër se 16 milionë euro. Në fakt, klubet do të takohen së shpejti për të diskutuar mbi Rikardo Rodrigezin, mëngjarash­i që italianët kanë huazuar në ekipin nga Ajndhoveni. Dumfris është një mbrojtës 24-vjeçar i rritur te Herenveni, por prej dy sezonesh luan me PSV-në ku përveçse titullar fiks, ka koleksionu­ar 83 prezenca të zbukuruara nga 12 gola dhe 11 asiste. AFRIKANI - Emri i dytë i merkatos kuqezi mund të jetë Zheremi Boga. Afrikani është më shumë se një ide dhe në fakt Milani ka filluar bisedimet me Sasuolon, klub me të cilin ekzistojnë raporte të shkëlqyera. Kërkesa e zigjelbërv­e është në vlerën e 20 milionë eurove e justifikua­r mbi ecurinë e 23-vjeçarit që në 24 prezenca në Serinë A të sivjetshme, ka koleksionu­ar tetë gola dhe 4 asiste. Ky është një akord ende për t'u arritur, por Sasuolo i detyrohet ende para "Djallit" për transferim­in e Lokatelit, çka mund të lehtësojë edhe marrëveshj­en për Bogan. QERSHIA MBI TORTË -

Prej kohësh Tiago Silva shprehej se dëshironte ta mbyllte karrierën europiane në Paris, por braziliani­t duket se i është treguar dera nga PSG. 35-vjeçarit nuk i është ofruar një rinovim kontrate dhe sipas "Il Corriere dello Sport", kjo mund të jetë një rrugë për rikthimin te Milani pas tetë vjetësh "emigrim". E përditshmj­a italiane konfirmon se kthimi i Tiago Silvës në Milano është "afër", edhe pse sezoni aktual në Serinë A nuk ka përfunduar ende. Ai mund të bashkohet me Milanin në një lojtar të lirë që më 30 qershor, datë kur marrëveshj­a e tij me PSG-në skadon. Mbrojtësi do të përfaqësoj­ë një element me përvojë, sidomos nëse nga kuqezinjtë largohet Zlatan Ibrahimovi­çi. Kujtojmë se ky i fundit dhe braziliani u shitën si "paketë" nga Milani në verën 2012-ës, vit që përkon edhe me nisjen e rënies së kuqezinjve brenda e jashtë kufirit italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania