Panorama Sport (Albania)

Rinisja, tri siguri dhe tri nyje për ekipin e Piolit

Hierarkitë kuqezi, ja çfarë ndodh me skuadrën për 12 javë kampionat

-

Mes kontratave për t'u rinovuar, largimeve, por edhe zyrtarizim­it të Rangnik, Milani ka edhe disa çështje që do të bëhen aktuale në momentin e vendosjes së rinisjes së Serisë A. Duke kaluar në detaje, faktikisht, trajneri Pioli do të ketë tri garanci, por edhe po aq probleme që duhen zgjidhur.

TRI SIGURI - Mund të jetë në dilemë për të ardhmen, por Zlatan Ibrahimovi­ç është një nga garancitë e Milanit sezonal. Në moshën 38-vjeçare e 6 muaj ai do të paraqitet si lojtari më në formë i Serisë A pasi dy muajt larg Italisë nuk e kanë penguar të stërvitet, e madje me ritme të larta e pa masa sanitare. Suedezi ka punuar, madje edhe luajtur duke shënuar një gol në miqësore, ndaj Pioli do të synojë te lidershipi i sulmuesit sapo kampionati të rinisë. Ibra "imponon" 4-2-3-1, ku garancia tjetër vjen nga mesfusha me Benaser dhe Kesi në rolin e digës e Çalhanoglu­n që duhet të rriste xhirot nëse kërkon të ketë statusin e zakonshëm edhe në Milanin e Rangnik. Dy afrikanët dhe turku do të kenë detyrën e gjallërimi­t të skuadrës, sidomos në fazën sulmuese. Siguria e tretë për Piolin vjen nga mëngjarash­ët. Ante Rebiç me golat dhe Teo Hernandez me zbritjet në krahë do të jenë dy armë që kuqezinjtë mund dhe duhet t'i shfrytëzoj­në siç bënë në muajt e parë të këtij viti, aq më tepër që ata janë golashënue­sit e ekipit duke qenë se në total e kanë dërguar sferën 11 herë në rrjetë.

TRI NYJE - Teo, Rebiç e Ibra premtojnë gola, por pjesa tjetër e skuadrës përbën problem në këtë drejtim. 28 gola në 26 javë janë shumë pak për një ekip që kërkon Europën. Kuqezinjtë nuk kanë një ecuri kaq të keqë prej 33 vitesh dhe këtë e dëshmon fakti që sulmi i "Djallit" është i katërti nga fundi për sa i përket Serisë A. Këtë të dhënë e "nxijnë" fantazistë­t. Kastijeho ka shënuar vetëm në Kupën e Italisë kundër SPAL-it, ndërsa Çalhanoglu ka ngecur në tre gola, nga të cilët, i fundit me aksion, daton në tetor të 2020-ës. Mungesë tjetër, madje pa arsye fare, është ajo e Rafael Leos. Portugezi ka kontribuua­r me vetëm dy gola e thuajse gjithmonë i nis ndeshjet nga stoli. Nyja e tretë për Piolin është ajo e prapavijës. Pavarësish­t paraqitjev­e të pranueshme, mbrojtjes kuqezi i mungon një lojtar qendre për t'ia bashkëngji­tur Romanjolit. Krah kapitenit janë provuar Muzakio, Duarte, Kjaer e Gabia, por sot askush nuk duket i avantazhua­r për një fanellë titullari. Argjentina­si me gjasë do të largohet në fund të sezonit, braziliani vjen nga dëmtimi ndërsa Gabia është shumë i ri, ndaj në formacion pritet të jetë veterani danez. Dymbëdhjet­ë ndeshje janë një test i mirë, ndaj mbetet për t'u parë se si Pioli do t'i përcaktojë hierarkitë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania