Panorama Sport (Albania)

Solskjaer sulmon Lukakun: Më mirë një vrimë se një trap

Lojtarë me mentalitet negativ nuk kemi më në skuadër

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gu nar Solskjaer, flet për lojtarët që në verë i dhanë lamtumirën "Old Trafford"-it, sepse donin të luanin më shumë. Mes këtyre ishin Kris Smolling, Romelu Lukaku dhe Aleksis Sançez. "Preferoj të kem një boshllëk në skuadër sesa një trap", ishin fjalët e teknikut norvegjez për "United We Stand". Pastaj menaxheri i "Djajve të kuq" sqaron: "Personalit­eti është shumë i rëndësishë­m. Jemi shumë vetë në një ambient skuadre. Është normale që futbollist­ët kanë pak egoizëm, por duhet të jenë në gjendje që të përshtaten. Në marsin e 2019-ës, lojtarët ishin fizikisht dhe psikologji­kisht të lodhur, kështu që patëm dëmtime. Ata u nisën me një mendim negativ, ndërsa tani është e kundërta. Ka shumë gjëra të tjera që nuk më pëlqyen sezonin e shkuar, disa programe personale nuk mund të zgjidheshi­n deri në verë. Do të ketë gjithnjë futbollist­ë që do duan të luajnë më shumë, por nëse një skuadër do të ketë sukses, atëherë lojtarët duhet të jenë të gjithë të disponuesh­ëm në momente të ndryshme. Tani ndiej që në këtë grup nuk kemi mollë të kalbura". Pas një nisje të suksesshme të karrierës në "Old Trafford", Solskjaer pati probleme këtë sezon. Përpara Koronaviru­sit, 20 herë kampionët e Anglisë renditeshi­n në vend të pestë në klasifikim, 3 nga vendi i katërt: "Kur fiton gjithçka është e lehtë. Dhe kur prekesh nga momente të vështira, mund të kuptosh atë që ka mentalitet­in e duhur". Por "mollët e kalbura" për të cilat Solskjaer flet, mund të mos jenë pastruar përfundimi­sht nga "Teatri i Ëndrrave". Pol Pogba është një tjetër lojtar që ka lëshuar sinjale largimi për herë të dytë nga klubi, ndërsa marrëdhëni­e delikate të trajnerit, janë edhe ato me Antoni Marsialin dhe sulmuesin tjetër Xhesi Lingard.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania