Panorama Sport (Albania)

Klop: Nuk do t'i heq kurrë tutat, më pëlqen se si vishet Guardiola

Trajneri i Liverpulit: Nga lojtar në trajner brenda ditës

-

Të dy shpërthyes, por njëri sportiv, tjetri më i kujdesshëm për stilin e tij. Jyrgen Klop dhe Pep Guardiola janë aq të ngjashëm mes tyre, por edhe të ndryshëm. Tekniku i Liverpulit shpjegon përse ai do të mbetet gjithnjë një trajner partizan i komoditeti­t të kostumit sportiv në pankinë, ndërsa i thur elozhe rivalit të tij të Mançester Sitit, të cilin e quan menaxherin që vishet më mirë në syrin e tij. Ish-trajneri i Dortmundit preferon një palë tuta dhe shpesh një kapele bejsbolli në ndryshim nga stilet e sofistikua­ra të shumë kolegëve të tij. Por përse i qëndron fanatik kësaj zgjedhjeje, ai e shpjegon për "The Guardian": "Unë isha një futbollist dhe befas ditën tjetër u bëra trajner. Në dhomën time të zhveshjes ishte kostumi i personit që mbante atë detyrë dy ditë më parë dhe as nuk më bënte. Unë isha i përqendrua­r vetëm te ndeshja dhe nuk mendova kurrë sesi dukesha". Megjithatë, trajneri që është vetëm dy fitore larg titullit kampion me "Reds"-at, pranon se i ka shkuar në mend për të ndërruar stil kur u ul në stolin e një klubi më të madh si Dortmundi: "E di që nuk është shumë bukur, sepse ne punojmë në publik dhe kur erdha te Dortmundi mendova: 'Ndoshta duhet të ndryshoj'. Për pak koha nis të vesh xhinse dhe këmishë. Por nuk ndihesha rehat. Mendoj se trajneri që vishet më mirë është Pep Guardiola. Gjithçka vesh i shkon shumë. Ai nuk mban kostum, vetëm gjëra rastësore. Ti duhet të jesh vetvetja si trajner. Nëse do të dukesh bukur, atëherë shkëlqyesh­ëm. Por unë nuk jam ky tip. Është e rëndësishm­e që të bësh gjënë e duhur për ty, çfarëdo roli model të kesh. Mua më pëlqen kur shoh shpirtin dhe karakterin e trajnerit në skuadër. Por mos u shqetësoni: kampion bote mund të bëhesh si me kostum ashtu edhe me tuta, thjesht duhet të ndihesh komod".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania