Panorama Sport (Albania)

Nojer: Qëndrova për Champions-in

"Kam ende uri për trofe, Mynihu është shtëpia ime, këtu kam fituar gjithçka"

-

Pas rinovimit me Ba jernin e Mynihut, Manuel Nojer ëndërron të fitojë Champions-in në finalen e Mynihut. "Mendoj që objektivi ynë është të rikthehemi te sukseset ndërkombët­are. Finalja në shtëpinë tonë do të jetë një nga gjërat më tërheqëse për ne. E kemi përjetuar njëherë këtë ndjesi, edhe pse në fund nuk arritëm dot ta ngrinim trofeun përpara tifozërisë sonë. Ka qenë pa dyshim një nga mbrëmjet më të këqija në karrierën time", tha Nojer. Kujtojmë që UEFA vendosi që finalja e Champions-it në 2022 të luhet në Mynih. "Të fitosh këtë trofe në shtëpi është një ëndërr për tifozët dhe për ne, sigurisht që fitorja në Uembli ndaj Borusias ishte një nga ndeshjet më të bukura. Kampionati gjerman tregoi se është në një nivel me kampionate­t e tjera. Edhe sot që flasim kjo nuk ka ndryshuar pasi çdo vit në Champions dhe Europa Ligë, skuadrat nga Bundesliga shkojnë deri në gjysmëfina­le".

Nojer dhe Bajerni do të vazhdojnë bashkëpuni­min e tyre deri në 2023. Pas shumë tratativas­h, kapiteni vendosi të qëndronte në Mynih.

Arsyeja se përse vendosi të luajë në Mynih është e thjeshtë. "Të fitoj sa më shumë trofe. Këtu kam arritur gjithçka si portier. Nuk mendova asnjëherë për t'u larguar. Nuk mund ta shihja veten të luaja për asnjë skuadër tjetër. Bajerni është shtëpia ime dhe e familjes sime. Të fitoje këtu ka qenë një privilegj për mua. Kam ende uri për më shumë. Shanset për të fituar Champions-in janë të mëdha dhe këtë vit duam të provojmë të shkojmë sa më larg". Në lidhje me luftën për titull, Nojer u shpreh se Borusia është skuadra e vetme që mund të garojë me bavarezët. "Në derbin me Shalken ata treguan se janë forca e dytë e kampionati­t. Bundesliga është gjithmonë interesant­e sa herë gara midis nesh dhe verdhezinj­ve është e fortë deri në fund. Ashtu si dhe në sezonin e kaluar, edhe këtë vit, gjithçka do të vendoset në javën e fundit të kampionati­t", tha kapiteni bavarez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania